• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

112 vjetori i Policisë Së Shtetit, Hoxha dhe Proda përkujtojnë 227 dëshmorët: Dhanë gjakun për atdheun

by A R
13/01/2025 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 112-vjetorit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen e pakufishme dhe nderimet më të larta për Dëshmorët e Policisë së Shtetit.

Proda u ka deklaruar se gjaku dhe vepra e 227 dëshmorëve të policisë, është dëshmi e sakrificës për të mbrojtur të ardhmen e vendit.

“Sot më 13 janar mblidhemi për të shënuar112-vjetorin e themelimit të policisë. Kjo ditë na kujton, jo vetëm rrugëtimin historik të kësaj strukture, por edhe përkushtimin e sakrificat që breza të tërë të policisë së shtetit kanë bërë ditë pas dite.

Rrugëtimi në kohë përgjatë 112 viteve nuk ka qenë kurrsesi i lehtë. Gjaku dhe vepra e 227 dëshmorëve të policisë dhe sakrifica e dhjetërave breza që shërbyen në krah të saj, është dëshmia më e qartë se organizata jonë e ka krijuar me vetëmohim të ardhmen e saj.

Çdo datë 13 përjetoj një reflektim: shpreh mirënjohjen e pakufishme për veprën e secilit prej 227 dëshmorëve tanë, vepra e tyre është e paharrueshme dhe do të jehojë në breza si frymëzim për të gjithë ne”, deklaroi Proda.

Nga ana e tij, ministri Hoxha theksoi se 13 janari është ditë e shënuar për historinë e shtetit shqiptar.

“13 janari, ditë e shënuar për historinë e shtetit shqiptar, 112-vjetori i policisë së shtetit.

Bashkë me krenarinë e ligjshme, ngazëllimin që përçon kjo ditë për sukseset e kësaj trupe, njëherësh na sjell në mend përpjekjet tona dhe barrën e rëndë që i është dashur të mbajë mbi supe, duke kundruar nga një perspektivë historike, natyrshëm ne dalim në përfundimin si një punë shumë e mirë nuk realizohet pa punë, mund e sakrifica.

Përkujtoj në veçanti shumë të thellë emrin dhe heroizmin e çdo punonjësi të policisë të rënë në krye të detyrës, dëshmorët e atdheut do mbeten kurorë lavdie që s’mund ta mohojë askush”, deklaroi ai.

Next Post
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

Berisha debat me Ramën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

March 6, 2026
Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

March 6, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

March 6, 2026
Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

March 6, 2026
“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

March 6, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Raporti nga Ferri i Luftës

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022 mes tensioneve të luftës me Iranin

March 6, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

March 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In