• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambra Meda: Fituese në “Dancing” duhej të isha unë

by A R
06/01/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambra Meda beson se është ajo fituesja morale e spektaklit “Dancing With The Stars”, pasi e sheh veten si e zgjedhura e publikut. Në një intervistë me Gazetën Shqiptare, Ambra thotë se nuk mbeti e zhgënjyer, pavarësisht se kishte krijuar pritshmëri se do të ishte ajo fituesja. Në këtë intervistë ajo nuk harron pa vlerësuar edhe Dorina Memën, duke u shprehur se ishte një konkurrente e fortë, por jo më e mira. E duket se pas spektaklit, ajo do t’i rikthehet jetës së përditshme, mes shkollës dhe familjes së saj, në pritje të projekteve që mund të vërë në jetë.

Si ishte “Dancing With The Stars” për ju?

Ishte një eksperiencë e bukur që unë e shijova shumë. Është një format që gjithnjë e kam ndjekur dhe pëlqyer, ndaj të qenit pjesë e këtij super-projekti për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Fillimisht e mora si një spektakël që do ta shijoja, por me javët kuptova që po përmirësohesha dhe e shijoja pa fund çdo performancë.

A e kishit menduar se do të ecnit kaq shumë në këtë format?

Thashë, fillimisht mendoja vetëm ta shijoja dhe t’ia kaloja sa më mirë. Por më vonë njoha Ambrën që e dashuronte kërcimin dhe jepte maksimumin si në prova, ashtu edhe në spektakël. Fillimisht mendoja që të ecja mirë në javët e para, por pastaj mendoja finalen dhe, pse jo, kur mendon finalen mendon edhe fitoren. Pse jo, e kisha menduar veten edhe fituese.

Pse nuk fitoi Ambra?

Nuk di të them pse. Unë e di që jam votuar dhe publiku më ka mbështetur shumë. Kanë qenë rreth 300 vota për mua dhe e di që më kanë mbështetur që në fillim. Por nuk e di përse nuk isha unë fituesja.

A u zhgënjeve?

Nuk është se u zhgënjeva, pasi e dija që në fund fituesi vetëm një do të ishte, dhe mund të mos isha unë. Natyrisht që e kisha menduar fitoren dhe mbeta pak e shtangur kur nuk u thërrit emri im, megjithatë kjo është loja.

Mendoni se t’u bë një padrejtësi, a e meritonit ju fitoren?

Padrejtësi është një fjalë e madhe, por mendoj se e meritoja unë të fitoja. Thashë, është publiku ai që ka votuar dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta respektojmë, por unë isha, pa dyshim, ndër personat që i dha shpirtin asaj gare dhe e meritoja atë trofe.

Si e patë fitoren e Dorinës, a ishte një fitore e merituar?

Dorina ishte ndër konkurrentet më të mira, por jo sa për ta fituar.

Balkanweb

 

Next Post

Veliaj: Bashkia në gatishmëri, zgjidhet problemi i rrëshqitjeve të dheut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In