• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

11-vjeçarja e marrë peng nga kushëriri me të meta mendore rrëfen orët e tmerrit

by A R
18/08/2016 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza 11-vjeçare që u mbajt peng dhe u kërcënua me jetë nga kushëriri i saj me probleme mendore, ka rrëfyer momentet e tmerrit. E mitura me inicialet Xh.K. është marrë në pyetje nga policia në prani të psikologes.

Momenti i arrestimit të 44-vjeçarit Arben Kabashi
Momenti i arrestimit të 44-vjeçarit Arben Kabashi

Ajo ka shpjeguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, nga rrëmbimi brenda në banesën e saj nga 46-vjeçari Arben Kabashi e deri në momentin që u shpëtua nga forcat e policisë. Vajza mësohet të ketë deklaruar se është kërcënuar me jetë në momentin që ka tentuar të largohej nga banesa e tij. Ajo ka pohuar se agresori mbante në duar një thikë, duke e kërcënuar se po të largohej, do ta qëllonte.

“Ishte ora rreth 07:00. Babi dhe mami ishin në punë, ndërsa motra e madhe ndodhej në tualet. Unë ndodhesha në oborrin e shtëpisë. Ai (Arbeni) u afrua dhe më tha të vija te shtëpia e tij për të parë kompjuterin, pasi tha se nuk punonte mirë. I thashë ‘nuk mundem se kam punë, kam shtëpinë vetëm’.

Por ai u inatos shumë dhe më urdhëroi të shkoja urgjent ta shikoja çfarë kishte kompjuteri që nuk punonte. Kur u futa brenda, më tha ‘nuk ke për të dalë më jashtë, do rrish këtu sa të them unë’.

Mbante një thikë në dorë dhe më kërcënonte se do të më vriste nëse tentoja të dilja nga shtëpia. Nuk më preku fare me dorë. Pas pak kohësh, dëgjuam se përjashta kishte ardhur policia. Në oborr ishin disa policë, disa flisnin me Arbenin, ndërsa të tjerët u futën dhe më morën me shpejtësi, duke më nxjerrë jashtë menjëherë. U tremba shumë, sepse Arbeni njihet si person problematik në zonën tonë”, ka pohuar ndër të tjera për policinë 11- vjeçarja, në prani të psikologes.

Sakaq, Arben Kabashi, i cili rrëmbeu kushërirën e tij të mitur, duke e mbajtur peng për afro dy orë në banesën e tij, ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë Durrës.

Ai është diagnostikuar nga spitali psikiatrik i Elbasanit me skizofreni dhe banorët e fshatit Rrashbull, ku ndodhi ngjarja, kërkuan me ngulm dy ditë më parë të merreshin masa, pasi 46- vjeçari mund të përbënte rrezik për ta apo për fëmijët e tyre. Mbi Kabashin rëndon akuza “heqje e paligjshme e lirisë”.

Pritet të jepet masa e sigurisë, ndërsa do të vlerësohet nga trupi gjykues edhe fakti i gjendjes së shëndetit mendor të tij. Nuk përjashtohet mundësia që ai të çohet sërish te Psikiatriku./Panorama/a.m.

Next Post

Barcelona Superkampion i Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In