• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

11 mujori/ Thellohet rënia e eksporteve, tkurren me 4.7%

by Lorenc Vangjeli
28/12/2015 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në nëntor, eksportet ranë 9.1%. Krahas “mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë”, fillon dhe tkurrja e grupit të tretë më të madh “materiale ndërtimi dhe metale”. Rriten ndjeshëm eksportet e “ushqime, pije e duhan”…

Eksportet arritën në 225.3 miliardë lekë për 11-mujorin e këtij viti, duke shënuar rënie me 4.7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT. Ritmet e rënies janë përshpejtuar vazhdimisht muajt e fundit (për 10 mujorin, ku tkurrja ishte 4.3 dhe 9 mujorin 3.7%).

Është rënia e thellë e grupit “minerale, lëndë djegëse, energji”, që ka dhënë efektin negativ në totalin e eksporteve. Me rënie janë dhe grupet “materiale ndërtimi dhe metale” dhe “prodhime druri dhe letre”.

“Tekstilet dhe këpucët”, “Ushqime pije dhe duhan” dhe “makineri dhe pjesë këmbimi” po mbajnë në këmbë shitjen e produkteve jashtë vendit.

Nga 9 grupmallra që raporton INSTAT, katër janë me rënie për 11 mujorin.

Eksportet e “minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 24%, në 60.6 miliardë lekë me bazë vjetore për periudhën janar-nëntor. Koniunktura e pafavorshme ndërkombëtare, sidomos për naftën, është arsyeja kryesore e rënies, teksa operatorët nuk kanë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmimet kanë prekur fundin. Beralb, prodhuesi i kromit pezulloi aktivitetin në shtator.

Gjatë nëntorit kulmoi dhe konflikti Bankers-tatime, me këta të fundit që kërkonin pagesën e detyrimit prej 57 milionë dollarësh, pas një rivlerësimi të aktivitetit të vitit 2011. Bankers mbylli gjysmën e puseve dhe “kërcënoi” deri me ndërprerje të prodhimit. Konflikti më pas u zgjidh, teksa kompania pranoi pagimin e detyrimit. Nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie.

Vetëm në nëtor, grupi “minerale, lëndë djegëse, energji” u tkurr me 41%.

Eksportet e tekstile e këpucëve u rritën me 4% në gati 82.7 miliardë lekë për 11-mujorin, duke qenë grupi më i madh i eksportuar në vend me 36% të totalit (një vit më parë kryesonin lëndët djegëse e energjia me 34% të totalit). Ndonëse ky grup e ka marrë veten në gjysmën e dytë të vitit, pas rënies në muajt e parë të vitit, sërish ai mbetet larg rritjeve dyshifrore që u panë vitin e kaluar.

Materialet e ndërtimit dhe metalet shënuan rënie me 2.5% për 11 mujorin, si rrjedhojë e tkurrjes së fortë në tetor e nëntor, duke rezultuar me eksporte prej 33.3 miliardë lekësh, për periudhën janar-nëntor. Kompania Kurum ka kaluar një periudhë të vështirë në periudhën shtator-nëntor, duke ndikuar në performancën negative të këtij grupi. Vetëm në nëntor, ky grup ra me 22%.

Eksportet e ushqimeve, pijeve e duhanit kanë shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute për 11-mujorin, duke u zgjeruar me gati 3.8 miliardë lekë, apo 25%, për të arritur në 19 miliardë lekë.

Eksportet e makinerive dhe pajisjeve kanë ngadalësuar ndjeshëm rritjen në raport me pjesën e parë të vitit, duke u zgjeruar me 21% në 10 miliardë lekë.

Eksporti i drurit dhe letrës, një grup që u rrit me ritme dy shifrore vitin e kaluar ka rezultuar me rënie këtë vit, duke u ulur me 9.4% për 11 mujorin, në 7.4 miliardë lekë. Kompania “Center Shqiptare”, me qendër në Berat, që vitin e kaluar shënoi një lulëzim të eksporteve të çantave të letrës dhe kartonëve në vendet e BE-së, rezulton të ketë frenuar aktivtetin këtë vit.

Për 11-mujorin, grupi më i eksportuar ishin tekstilet e këpucët, me 37% të totalit, ndërsa “Mineralet, lëndët djegëse e energjia” kanë zbritur në vendin e dytë me 27% të totalit, nga 34% që zinin për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pesha e “Ushqime, pije dhe duhan” është rritur nga 6% në 9% për janar nëntor 2015.

Eksportet ranë me 9.1% në nëntor

Në muajin Nëntor 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 19 mld lekë, duke u ulur me 9,1 % në krahasim me Nëntor 2014 dhe 3,8 % në krahasim me Tetor 2015, sipas INSTAT. Importet e mallrave në muajin Nëntor 2015 arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 1,7 % në krahasim me Nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,7 % në krahasim me Tetor 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u rritur me 10,3 % krahasuar me Nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,0 % në krahasim me Tetor 2015.

Ulja vjetore e eksporteve prej 9,1 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -12,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,6 pikë përqindje , “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,9 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,5 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rritja vjetore e importeve prej 1,7 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +2,4 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,5 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje.

Në muajin Nëntor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2014 janë: Italia me 5,1 %, Greqia me 14,7 % dhe Gjermania me 14,9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 52,6 %, Malta me 39,9 %, dhe Spanja me 25,7 %.

Në muajin Nëntor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Nëntor 2014 janë: Kina me 25,6 %, Turqia me 8,2 % dhe Gjermania me 23,0 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 3,3 %, Greqia me 13,5 % dhe Bullgaria me 4,6 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,0 % të gjithë tregtisë. Në Nëntor 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (38,5 %), Kina (7,8 %), Greqia (6,3%) dhe Gjermania (6,1 %)./Monitor

monitor_11 mujori

monitor_ecuria e eksporteve

monitor_graf_1

monitor_graf_2

Next Post

Durrës/ Atentat policit të antidrogës, pranga autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat!

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat!

October 26, 2026
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

October 26, 2026
Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In