• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“11 maji kusht për integrimin”, Tabaku: Nuk ka anatarësim në BE pa u garantuar standartet e zgjedhjeve

by A R
28/02/2025 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë pak më shumë se 2 muaj, kryetarja e Komisionit të Integrimit,  Jorida Tabaku, deklaron se 11 maji përbën një prej kushteve kryesore në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tabaku sjell në vëmendje se nuk mund të ketë anëtarësim në BE pa garantuar standardet e zgjedhjeve, hetimin dhe ndëshkimin e  krimeve elektorale si dhe transparencën e financimit të partive politike.

 “Standardet e zgjedhjeve të 11 majit janë elementi i parë dhe i vetëm që lidhet me grupkapitullin e parë, institucionet demokratike.  Që kanë qenë  që në vitin 2013 kriter i parë, në vendimin e Këshillit në mars të vitit 2020 kanë qenë përsëri kriter i parë, dhe vazhdojnë e mbetet kriter i parë për disa arsye. E para standardet e institucioneve demokratike lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve, së dyti hetimi i krimeve zgjedhore dhe besoj që të gjithëve ju kujtohet që dosja ‘184’ dhe ‘339’, Dibra dhe Durrësi kanë qenë pjesë e vendimit të Këshillit dhe detyrim hetimi i tyre i plotë”, tha Tabaku.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit thekson se të hapësh negociatat për kapituj nuk mjafton e se duhen plotësuar kriteret për të qenë vend anëtar i BE.

 “Tashmë që pozicionet negociuese janë hapur dhe tashmë që Shqipëria duhet të negociojë, përfaqësuesit e BE duhet të vijnë në Tiranë për të parë se si janë në terren se si zbatohen detyrimet ndaj BE-së.  Për këtë arsye do ta përdorim procesin e integrimit, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj problematikave që kemi sot”, shtoi Tabaku.

Por, edhe pse premtimi për të anëtarësuar Shqipërinë në BE është premtimi kryesor i kryeministrit Edi Rama dhe PS, Tabaku beson se këtë proces do ta çojë përpara vetëm Partia Demokratike.

“PD ka qenë ajo që e ka nisur këtë proces, PD do ta përfundojë këtë proces, për këtë  nuk ka asnjë dyshim”, deklaroi ajo.

Gjatë procesit të hapjes së negociatave, PD ka zgjedhur të mos votojë kundër për të treguar mbështetje për integrimin, por ka refuzuar të votojë pro pasi mendon që qeveria nuk po e udhëheq këtë proces në mënyrën e duhur.

Next Post
WhatsApp vjen me një ndryshim të ri, heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

Bie WhatsApp! Përdoruesit e aplikacionit raportojnë probleme me dërgimin e mesazheve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In