• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

11 aktet antihistorikë të Trump kundër zhvillimit e demokracisë perëndimore. Shqiptarët dolën nga rreziku

by Spartak Ngjela
10/01/2021 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Njëmbëdhjetë aktet antihistorikë të Donald Trump-it kundër zhvillimit dhe demokracisë perëndimore.

Lëvizja antiperëndimore Trump, kundër demokracisë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, u shkallmua përfundimisht në datën 6 janar 2021.

Dy janë sot arritjet e mëdha të demokracisë perëndimore në shekullin e ri: fitorja e Joe Biden-it në zgjedhjen e 4 nëntorit 2020 në Amerikë; dhe, shkallmimi i kryengritjes së shëmtuar Trump në Uashington, në 6 janar 2021.

Demokracia amerikane e provoi se ajo gjithmonë do të jetë ideal i moderacionit dhe i harmonisë.

l.Në këtë betejë përbërëse, kundër një banditi president, që i solli Perëndimit dëme të mëdha, në favor të Rusisë, historia do të shkruajë që një rol të madh pati edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ursula Von de Leien, tha dikur, kur ajo ishte ministre e mbrojtjes në Gjermani:  “Shtetet e Bashkuara i kemi partnerin kryesor, por na ka zënë hall i madh me presidentin Trump; prandaj do të na duhet ta shtyme këto 4 vjet me çdo mënyre”.

Por, na duhet të theksojmë se ajo të cilën media dhe analiza amerikane e quan “kryengritja Trump”, në thelbin e vet, ishte një thirrje per destabilizim të Shteteve të Bashkuara, që kjo pastaj të pasonte në  gjithë Perëndimin. Ky akt kryengritës tani, në Evropën akademike, është quajtur: “sherbimi më i madh, për të gjithë diktatorët”.

Por, demokracia amerikane, vullneti i madh demokratik i zëvendës presidentit republikan Mike Pence, dhe organizimi me qëndresë të lartë i policisë së Neë Yorkut, i dhanë dërmën një hajduti që në vitin 2016, ishte bërë president i Amerikës me votat e manipuluara nga shërbimi rus.

Po cilat ishin aktet antiperëndimore të Donald Trump-it, tashmë i flakur në antihistori?

Njëmbëdhjetë janë aktet më të turpshme të tij, të renditura si më poshtë:

1.Njohja e pushtimit të Krimesë nga Rusia.

2.Heqja e embargos Rusisë.

3.Largimi i trupave nga Siria dhe lënia në pushtet e Asadid, që njihet si filorus.

4.Reduktimi i forcave në Irak, deri në tërheqje

5.Shtrëngimi i Boris Jonson-it për të dalë nga EU, dhe një mbështetje e hapur ndaj tij.

6.Embargo me Gjermaninë, duke rritur taksat doganore.

7.Destabilizim në NATO, për çështjen e buxhetit, me tendencë kundër Gjermanisë, (në një kohë kur shteti gjermane, përveç tarifës ndaj NATO-s, paguan edhe shpenzimet për qëndrimin e një pjese  të  ushtarëve amerikanë, të dislokuar në bazat ushtarake amerikane në territorin gjerman). Kjo, sepse Trump kërkonte konflikt brebda aleancës.

8.Acarimi me Kinën, në nje kohe kur investimet perëndimore EU-USA në Kinë janë mbi-dimensionale, dhe 50% e exporteve Kineze jane kapital Gjerman.

9.Prurja e radikaleve Serbe në Malin e Zi.

10.Problemet Serbi – Kosove, me tendencë kundër pavarësisë së plotë territoriale të Kosovës.

11.Deklarata e hapur për marrëdhënie të mira dhe të domosdoshme me Rusinë.

Të gjitha këto, tan e më tej, do të mbeten vetëm si fantazma të shëmtuara të epokës presidenciale të Donald Trump-it.

ll.Shqiptarët tani kanë dalë nga rreziku sllav që iu përsoll rrotull si hije e zezë në katër vjet rresht. Kurse në Uashington ka ardhur si president i ri, një mik i madh i Shqiptatëve: Joe Biden. Aktori politik më i vendosur për bombardimin e Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës.

Gjithsesi, ajo që iu mbetet tani shqiptarëve për të kryer, në Shqipëri dhe në Kosovë, është reforna antikorrupsion dhe krijimi real i strukturës së lartë juridike, për t’i afruar drejt bashkimit, në të dy shtetet shqiptare: hapja e plotë e kufirit, unifikimi i tregut si një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë, marrëveshje ndërqeveritare për investime të përbashkëta Shqipëri – Kosovë, kooperim në kapitalin bankar, konçesione reale të Kosovës në bregdetin  e Shqipërisë, krijimi sa më i shpejtë i Komisionit të Përbashkët  Ndërparlamentar për strukturimi real të projektit të madh ekonomik Shqipëri-Kosovë, etj.

Gjithçka,  tani e më te,j do të ecë drejt moderacionit, zhvillimit dhe harmonisë, edhe në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Next Post
Dendias zbardh detaje nga takimi me Ramën: Dosja e detit në Hagë, pas 25 prillit

Dendias zbardh detaje nga takimi me Ramën: Dosja e detit në Hagë, pas 25 prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In