• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ja si stërviten fëmijët në “Shkollën e Xhihadit” në Afganistan (FOTO)

by Lorenc Vangjeli
28/12/2015 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti Islamik po u mëson fëmijëve 3-vjeçarë ideologjinë xhihadiste, si të mbajnë armët e zjarrit, teknikat e prerjes së kokave dhe si të bëhen kamikazë, thotë një gazetar për “Russia Today” që rrezikoi jetën e tij gjatë një vizite në një kamp ushtarak fëmijësh në Afganistan.

Gazetari Najibullah Quraishi, tha se ai u shokua kur pa shkollën e xhihadizmit në lindje të Afganistanit në provincën Nangarhar.
“Imagjinoni fëmijë nga mosha 3-12 vjeç. Atyre po u futet në kokë ideologjia e xhihadizmit, po u bëhet lavazh trurit. U mësohet se kundër kujt duhet të luftojnë”, tha ai.
Trajnimi bëhet prej muajsh me studentë të rinj që po bëjnë progres domethënës.
“Të gjithë fëmijët i dinë emrat e të gjitha armëve dhe të gjithë dinë se si përdoren ato. Duket sikur janë trajnuar prej vitesh”, tha Quraishi.
Sipas gazetarit, nxënësit në shkollë nuk vinin vetëm nga Afganistani, por gjithashtu edhe nga Pakistani, madje janë dhe fëmijë të vetë ushtarëve.
Leksionet zgjasnin 6 ditë në javë nga ora 8 e mëngjesit deri në 4 pasdite, me dy orë pushim, rrëfen gazetari.
Fëmijët afganë janë të fundit që rekrutohen nga Shteti Islamik, të cilët kanë zbatuar programe të ngjashme lavazhesh truri në Siri e Irak.
Quarishi, që ka qenë gazetar lufte për mbi një dekadë, e quan Shtetin Islamik grupin terrorist më të keq e më të rrezikshëm që ka parë ndonjëherë në jetën e tij.
“Janë shumë të ashpër. Nuk duan t’ja dinë as për fëmijët as për të moshuarit”, thotë ai, duke shtuar se luftëtarët e ISIS kërkonin shtëpi më shtëpi për vajza për të organizuar martesa të detyruara.
“Prezenca e ISIS do të shkatërrojë jo vetëm Afganistanin, por edhe vendet e tjera fqinje,” paralajmëroi gazetari.
Xhihadistët përdorin territorin afgan si një bazë për të shpërndarë operimet e tyre në vendet e tjera të Azisë Qendrore.
Ekzistojnë 2 mijë familje të Shtetit Islamik nga Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgistani në veri të Afganistanit për momentin, dhe janë gati të kalojnë kufirin për në vendet e tyre.
“Është një kërcënim i madh edhe për Rusinë. Qëllimet e ISIS janë t’i bëjnë diçka Rusisë”, tha Quraishi. /Ora News/

Next Post

Receta/ Speca të mbushur me patate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
Vandalët përkrahen, policët sulmohen

Vandalët përkrahen, policët sulmohen

October 24, 2026
Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

Barrikada dhe zjarre në Rrugën e Kavajës, protestuesit e maskuar sulmojnë bankën me sende të forta

October 24, 2026
Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

October 24, 2026
Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

October 24, 2026
“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

“O plak maskara!”, Balla publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së PS-së: Sali, prapë i solle zjarrvënësit!?

October 24, 2026
Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

Pamjet e protestuesve të maskuar në selinë blu, Basha: PD rrezikon pasoja të rënda me ndërkombëtarët

October 24, 2026
Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shqipërisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In