• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gati projekti për 11 parkingje nëntokësore në Tiranë, ja tarifat

by A R
26/12/2015 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­Njëmbëdhjetë parkingje të reja nëntokësore pritet t’i japin zgjidhje problemit të parkimeve publike në kryeqytet. Janë të paktën dy të tilla, të cilat janë miratuar dhe janë në përputhje me vendimin Këshillit të Rregullimit të Territorit. Njëri prej tyre, ai te Parku Rinia, pritet të marrë dritën jeshile në mbledhjen e afërt të Këshillit Bashkiak. Ai ka një kapacitet prej 1342 vendesh dhe do të jepet me koncesion për 35 vitet e ardhshme. Kjo hapësirë nëntokësore do të menaxhohet nga shoqëria “Taiwan”, e cila ka paraqitur edhe ofertën e saj mbi tarifat që do të aplikohen për parkim, shumë e cila varion nga 40120 lekë në varësi të orarit. Vende të posaçme parashikohen për invalidët, institucionet publike, rezidentët dhe bizneset.

Të parët do ta marrin shërbimin falas, ndërsa të tjerët duhet të paguajnë një shumë më të vogël nga vlera ditore. Por ky parkim nuk do të jetë i pari. Janë 10 të tjerë të shtrirë në zona të ndryshme të kryeqytetit: te Stacioni i Trenit, sheshi te “Vëllezërit Frashri”, në lulishten pas Kryeministrisë e deri te hapësira në lindje të stadiumit “Qemal Stafa”. Jo më larg se muajin e kaluar, bashkia miratoi krijimin e “Tirana parking”, nën varësi në institucionit, që do të menaxhojë gjithë shërbimin e parkimit publik me pagesë në kryeqytet.

VENDIMI

Ndërtesa rreth 100 metra katrorë, ku aktualisht operon “Aksion plus”, një nga shoqatat që parandalon përhapjen e virusit HIV/ AIDS, do të përdoret pa kurrfarë pagese. Ky është shpërblimi që Bashkia e Tiranës ka vendosur t’i japë kësaj shoqate për fundvit.

Me një kërkesë të datës 29.09.2015, kjo e fundit i kërkon bashkisë dhënien në përdorim të hapësirave ku ka operuar nga viti 1992 e deri më tani pa kundërshpërblim, një leje që e kishte siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave që nga viti 2007. Por, më vonë kjo ndërtesë i kaloi Qendrës së Zhvillimit në varësi bashkisë. Me ndryshimin e pronarit të pronës rreth 100 metra katrorë, shoqatës “Aksion plus” i lind nevoja e marrjes së aprovimit nga pronari aktual, që në rastin konkret është Bashkia e Tiranës.

“Duke marrë në konsideratë kërkesën e dëshirën për bashkëpunim me këtë shoqatë, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve me probleme të virusit HIV/ AIDS, konsumimit të alkoolit, abuzimit me substanca të ndryshme narkotike, si dhe kontributin që ka dhënë deri më sot për të rinjtë e qytetarët e Tiranës, parashtrojmë për miratim në parim të dhënies në përdorim, pa kundërshpërblim të 100 m2 sipërfaqe truall shoqatës ‘Aksion plus’”, arsyetohet në relacion/Balkanweb

tarifaeparkingjevenentokesore-186x280

Next Post

Rama shpreh kënaqësinë e koalicionit për reformën dhe përfshirjen e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com