• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Terrorizmi/ Kodheli: Vijojmë të jemi në gjendje gadishmërie

by A R
22/12/2015 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas debatit për dekorimet dhe ndjesës publike të kryeministrit për dekorimin e torturuesit të At Zef Pllumit, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli flet në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”. Ministrja thekson se nuk ishte as në tagrin e qeverisë dhe as të Ministrisë së Mbrojtjes kontrollimi i 1200 emrave që ishin përfshirë më herët në listën e veteranëve të kategorisë A.

Zonja ministre do doja ta fillonim intervistën me një ngjarje që ju ka parë disi protagoniste në politikën e ditës, që ka të bëjë me dekorimin veteranëve të kategorisë A. Sot që kryeministri ka kërkuar ndjesë publike si ndjeheni?

Ndjehem shumë mirë, sepse jo çdokush kërkon falje. Tashmë të gjithë e njohin procesin, e njohin se si ka ardhur deri në ditën e sotme statusi i veteranëve të ndarë në kategori dhe kategoria A është superiore. Është ngritur një grup që ka studiuar mbi 13 mijë personat që kanë pasur statusin veteranit he për pasojë kanë përfituar pension të posaçëm dhe favore të tjera. Ne me rastin e 70-­vjetorit nderuam me një medalje kategorinë A, për çka kanë bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nuk e dinit këtë gjë, nuk e dinin stafet tuaja?

Në 1200 veta? Nuk ka qenë në tagrin e askërkujt, as të qeverisë dhe as më pak të Ministrisë së Mbrojtjes. Ne morëm një grup dhe kësaj kategorie i dhamë një medalje. Statusi i veteranit është fituar bazuar në këtë proces deri në vitin 96-­97.

Për dhënien e këtyre dekorimeve ishte ngritur komision?

Këtë listë e morën nga Institutit i Sigurimeve Shoqërisë. Ishte një gjë e marrë, e siguruar si e drejtë në atë periudhë. Ligji që mban këtë status bën fjalë për të gjithë ata që nuk ishin të dënuar me vendim të formës së prerë apo kolaboracionist.

Prekeshin sensibilitete të tjera ndaj..

Ne kërkojmë ndjesë dhe për gjëra që të tjerët kanë bërë. Një çorbë që kanë bërë ata. Kanë dekoduar pseudo­persona që s’dihet se çfarë kanë bërë. Ne zbatuam një vendim praktik të Këshillit të Ministrave. Ne menduar se ky ishte një proces i drejtë.

Fakti që psh ka pasur shumë sensibilitet. Ndaj po ndalojmë. Sami Repishti, një ish i persekutuar ka kërkuar që ju të dorëhiqeni…

Nuk e di fare këtë lajm. Gjithësekush ka mendimin e vetë.

Ju nuk e ndjeni përgjegjësi?

Nëse do ta ndjeja do ta thosha.

Pse duhet që kur kërkojmë ndjesë duhet të gjejmë një fajtor?

S’kemi thënë këtë gjë, por kemi thënë se si kemi mbërritur tek kjo listë.

Si mendoni për Amendimet e Ballës?

Ka një listim se kush nuk duhet ta gëzojë këtë të drejtë, apo këtë respekt.

Si do të bëhet kjo?

Ne i kemi të gjitha nismat tona. Do na çojmë tek Ligji i Ilustracionit dhe ai i Hapjes së Dosjeve. Ne nuk duhet të marrim përsipër me këtë amendim, zëvendësimin e ligjit të Hapjes së Dosjeve, që kërkojmë të bëjmë ligjin për Medaljet.

Ju mendoni se ky ndryshim ligjor do çojë në ndryshime të tjera?

Këto ndryshime do vinin përtej kësaj ngjarje të shëmtuar.

Jeni përfolur dhe për një lloj tendence për risjelljen e elementeve të diktaturës. Si bunkeri dhe Shtëpia e Gjetheve. Doja një opinion tuajin.

Mendoj se simbolet kanë qenë shumë të mbyllur, në një kohë që mundi i gjyshërve tanë dhe prindërve është betonizuar. Mbeten objekte tërheqëse dhe për turistët.

Cila është nevoja e bunkerit në qendër të Tiranës?

Ndoshta dy bunkera në të njëjtin bulevard do të ishin tepër, por nuk kuptoj përse ai bunker nuk ka ngjallur reagimi që ngjalli ky bunkeri tjetër. Cilido të jetë konteksti unë besoj se nga bunkeri kanë vuajtur të gjithë nga pak. Të jetë aty si simbol për të kujtuar nuk ka asgjë të keqe.

Flasim për terrorizmin, Shqipëria rriti nivelin e gatishmërisë pas sulmeve në Francë. A vijojnë forcat e armatosura të jenë në nivel të lartë gatishmërie?

Po vijojnë të jenë. Nivel i lartë gatishmërie do të thotë prezencë me e madhe në ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, objekteve ushtarake.

Kush na e detyron këtë?

Shqipëria është një vend i pavarur, merr vendime të tilla normalisht si çdo vend tjetër.

Përse jemi në këtë gjendje gatishmërie, nga çfarë rrezikohemi?

Ngjarjet tronditëse të Parisit bënë që çdo vend evropian, qoftë në NATO ose jo, të marrë masa më ekstreme për rritjen e gatishmërisë. Më së pari ka të bëjë me prezencën e forcave policore. Ka disa arsye, ka disa indicie që e bëjnë këtë gjë.

Kur flisni për indicie për çfarë e keni fjalën?

Unë nuk dua të fshihemi pas gishtit, Shqipëria prodhon luftëtarë të huaj. Ballkani përgjithësisht është i prekur nga ky fenomen. Kjo do të thotë që ne duhet të kemi shumë vëmendje tek ky fenomen. Arsyet përse njerëzit shkojnë të bëjnë një luftë që nuk është e tyre. Çfarë bëjnë kur kthehen. Ky është një indic që na bën të jemi më vigjilentë.

A keni shifra sa luftëtarë janë nga Shqipëria?

Statistikat lëvizin midis 70­-100 veta.

Next Post

Gjesti heroik/ Ja si e shpëton fëmijën që binte nga lartësia (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com