• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtëpia e Kadaresë, rikonstruksioni drejt përfundimit

by A R
21/12/2015 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Shtëpia e Ismail Kadaresë, monument kulture i kategorisë së parë, që u dogj gati 16 vite më parë, tani po shkon drejt restaurimit të saj të plotë, që pritet të përfundojë në fund të janarit 2016, shkruan Gazeta Shqiptare. Në mjediset e brendshme të shtëpisë janë ruajtur elementët e vjetër që i shpëtuan djegies aksidentale, ndërsa është punuar për të ruajtur traditën e ndërtimit gjirokastrit, pa harruar përdorimin e dy elementëve kryesorë të këtyre banesave karakteristike: drurin dhe gurin.

Në shtëpinë që tashmë është në fazën e fundit të restaurimit ka përfunduar restaurimi i galerisë së gurtë me arkadë në pjesën jugore, e përmendur edhe në faqet e romanit “Kronikë në gur”, në përshkrimin që Kadareja i bën shtëpisë së tij të lindjes. Krahas kësaj, punimet kanë sjellë në identitet disa prej detajeve karakteristike të këtij objekti, si kamaret e harkuara apo qemerët. Sipas zbatuesit të këtij objekti, arkitekt Agron Doraci, objekti synohet të vihet në shfrytëzim për 80-vjetorin e ditëlindjes së shkrimtarit.

Për sa i përket funksionit të kësaj godine, sipas Doracit dhe një pjese të intelektualëve gjirokastritë, banesa duhet të mbetet vetëm në funksion të evidentimit të veprës së Kadaresë dhe arkitekturës së banesave gjirokastrite. Në mirëkuptim me shkrimtarin, projekti parashikon ekspozimin e të gjithë krijimtarisë letrare të Kadaresë dhe një pjese të dorëshkrimeve dhe objekteve të punës së tij.

Në shtator të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës miratoi kthimin në muze të shtëpisë së lindjes së shkrimtarit, që synon të hapet si e tillë në 28 janar të vitit të ardhshëm, datë që përkon me 80-vjetorin e lindjes së Kadaresë. Vlerat karakteristike dhe muzeale të shtëpisë së shkrimtarit do të administrohen nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Gjirokastër.

E listuar si një nga objektet më të vizituara në qytetin e gurtë, restaurimi i banesës së shkrimtarit Ismail Kadare është drejt përfundimit, pas një kalvari të gjatë debatesh e problematikash. E nisur në 2009-ën, restaurimi i saj u bllokua në vitin 2011, për shkak të pronësisë me banesën pranë saj, e njohur si shtëpia e Kako Pinos. Rifillimi i punimeve pas katër vitesh u mundësua falë një fondi me vlerë 114 mijë euro dhënë nga UNESCO.

Vetë Kadareja në krijimet e tij i ka bërë një biografi të plotë kësaj shtëpie, e cila mendohet të kthehet në të vizitueshme për të plotësuar interesin e mijëra vizitorëve që mbërrijnë nga vende të ndryshme të botës. Shtëpia ku shkrimtari Ismail Kadare kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë së tij ndodhet në lagjen “Palorto”, në zemër të zonës historike të mbrojtur nga UNESCO-ja dhe shumë pranë shtëpisë së Enver Hoxhës, sot Muzeu Etnografik.

BW

 

 

 

 

Next Post

Protesta e PD, policia publikon masat e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In