• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Opozita në protestë, “shënjestrat” Rama dhe Meta janë jashtë Shqipërisë

by A R
21/12/2015 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do ta dëgjojnë sot thirrjen e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të reja, pasi që të dy do të jenë jashtë Shqipërisë. Kuvendi do të zhvillojë seancën e fundit parlamentare për këtë vit, ashtu si dhe opozita protestën e fundit, të cilën e ka marrë përsipër Forumi Rinor. Por, dy personat të cilëve iu drejtohen më së shumti kritikat dhe akuzat e opozitës nuk do të jenë.

Kryeministri Rama do të jetë në një vizitë zyrtare në Izrael. Pikërisht sot, Rama do të takojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan Gazeta Shqiptare. Ndërsa nesër është planifikuar edhe një takim me Presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Po kështu, Kuvendit do t’i mungojë për tri ditë me radhë edhe kryetari i tij, Meta. Ai do të jetë në një vizitë zyrtare në Beograd, nga data 21 deri më 23 dhjetor. Kjo vizitë e kreut të Kuvendit zhvillohet në kthim të vizitës së kryeparlamentares serbe, Maja Gojkoviç, e cila qëndroi në prill në Tiranë. Meta gjatë kësaj vizite do të takohet me të gjithë krerët e shtetit të Serbisë, presidentin Tomislav Nikoliç, po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç dhe homologen e tij në Beograd.

Kjo vizitë pritet të ketë qëllimin e bisedave për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe të Serbisë, në mënyrë që të vazhdohen aktivitetet që kanë nisur vitin e kaluar. Kjo është hera e tretë që Meta viziton Beogradin. Vizitën e parë e ka zhvilluar si ministër i Jashtëm, të dytën si kryetar i LSI-së, i ftuar nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç.

Ndërkohë, në seancën e sotme parlamentare nuk është planifikuar ndonjë projektligj i rëndësishëm për të kaluar.

Ndër ato projektligje që pritet të diskutohen dhe të marrin më shumë vëmendjen e deputetëve është ai “Për amnistinë”. Një tjetër është projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimeve të pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”. Deputetët pritet të votojnë sot projektligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Next Post

Euro 2016, Shqipëria ka më tepër bileta se Anglia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In