• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Po sa shumë që pëlqehen, Donald Trumpi dhe Vladimir Putini…?

by A R
19/12/2015 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shkëmbimin reciprok të komplimentave, miliarderi njujorkez është distancuar edhe më shumë nga kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, pikërisht ajo që shumëkush e konsideron tashmë fituese të sigurtë të zgjedhjeve. Dhe që në mars të vitit që kaloi, kishte krahasuar veprimet e Putinit me Krimenë, me veprimet e Hitlerit para Luftës së Dytë Botërore, me popullsitë e etnisë gjermane në Cekosllovaki dhe Rumani: një fyerje që Putini vështirë se do ta harrojë apo justifikojë me retorikën paraelektorale.

Një shkëmbim i pazakontë dhe reciprok komplimentash, që i ngjan një mbështetjeje të vërtetë: presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë me të dyja këmbët në garën elektorale për zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA, në favor të Donald Trumpit. Dhe mbreti i industrisë së ndërtimit e falënderon, duke shfrytëzuar rastin për të thënë se, me të në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës do të jenë padyshim më të mira. Gjatë konferencës për shtyp të fundvitit, udhëheqësi i Kremlinit ka thënë se Trumpi, kandidat në primaret republikane, është një person “i pazakontë, me talent, pa asnjë dyshim”. “Nuk na takon ne të gjykojmë për pikat e forta, por ai është udhëheqësi absolut në garën presidenciale”, ka thënë Putini. Pohime që e kanë bërë të buzëqeshë miliarderin njujorkez.

“Eshtë gjithmonë nder i madh të marrës komplimenta nga një njeri kaq shumë i respektuar, në vendin e tij dhe më tej”, është përgjigjur Trumpi, gjatë një takimi në Columbus, Ohio. “Kam menduar gjithmonë se Rusia dhe SHBA duhet që të jenë në gjendje të punojnë mirë së bashku, për të mposhtur terrorizmin dhe për të sjellë paqe në botë – ka shtuar – për të mos folur pastaj për tregtinë, dhe gjithë të mirat e tjera që burojnë nga respekti reciprok”.

Me një fjalë, Trumpi ka përfituar nga “përkëdhelitë” e presidentit rus, për ta zhvendosur diskutimin nga plani personal, në përmbajtjen politike, duke përsëritur qëllimin e tij për të punuar, për një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë, duke ndryshuar drejtim, në marëdhëniet aktuale me jashtë. Komentet e Putinit për Trumpin “tingëllojnë më shumë si një mbështetje” në garën presidenciale, ka komentuar nga ana e tij zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. Pas elozheve për kandidatin republikan, Putini ka saktësuar, megjithatë, se “Rusia dëshiron të zhvillojë marrëdhënie me Amerikën dhe me cilindo president që do të zgjedhin qytetarët amerikanë”.

Dhe atyre që e kanë pyetur se çfarë mendon në lidhje me pohimet kundër myslimanëve dhe kundër imigrantëve që ka bërë Trump, ai është përgjigjur: “Sa i përket çështjeve të brendshme, frazave që ai përdor për të rritur popullaritetin e tij, e gjithë kjo nuk i përket Rusisë, dhe nuk na takon ne të gjykojmë”. Me një fjalë, Putinit nuk i intereson aq shumë retorika elektorale që përdor kandidati i republikanëve, se sa hapja ndaj tij dhe ndaj Rusisë. “Thotë se dëshiron të kalojë në një tjetër nivel marrëdhëniesh, më të ngushta dhe më të thella. Si mund të mos e mirëpresim këtë? Natyrisht që i urojmë mirëseardhjen”, ka thënë Putini.

Që Trumpi kërkon mirëkuptimin me udhëheqësin e Kremlinit, ky nuk është sekret, madje gjatë fushatës elektorale ka përsëritur disa herë, se me të në Shtëpinë e Bardhë, “nuk do të ekzistonte lloji i problemeve që ekziston tani” me administratën Obama. Ndërkohë që shumëkush e sheh Rusinë si një problem për SHBA, për Trumpin “mund të jetë në fakt një burim i madh”. Me shkëmbimin reciprok të komplimentave, miliarderi njujorkez është distancuar edhe më shumë nga kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, pikërisht ajo që shumëkush e konsideron tashmë fituese të sigurtë të zgjedhjeve. Dhe që në mars të vitit që kaloi, kishte krahasuar veprimet e Putinit me Krimenë, me veprimet e Hitlerit para Luftës së Dytë Botërore, me popullsitë e etnisë gjermane në Cekosllovaki dhe Rumani: një fyerje që Putini vështirë se do ta harrojë apo justifikojë me retorikën paraelektorale./IlGiornale

Next Post

Pse shkoi në polici Elvana Gjata?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
Regjistrimet në universitete/ Nis pagesa e tarifave të aplikimit, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com