• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrasja e gjyqtarit, Dëshmitari: Më kërcënuan, nuk u prita nga Prokuroria për dëshmi

by A R
15/12/2015 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i vrarë me një sasi eksplozivi në Vlorë ka treguar për emisionin ‘Xhungël’ në News24 se ka komunikuar me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri rreth vrasjes së djalit të saj. Gruaja tregon se ka kërkuar nga Tahiri që të gjenden vrasësit e djalit të saj, ndërsa komunikimi është bërë pas eksplozivit në farmacinë e babait të Saimir Tahirit.

Mamaja e Skerdilajd Konomit ka treguar për emisionin e gazetarit Artan Hoxha se i kishte dërguar një mesazh ministrit Tahiri duke i thënë: “Këta të tutë i gjete shpejt, gjeji edhe vrasësit e djalit tim”. “I bëra një SMS ministrit dhe më mori në telefon. Më tha që nuk mund të takoheshim, por më shkruaj në email. I shkrova dhe i thashë që emrat e vrasësve të djalit tim janë disa dhe ata lëvizin të lirshëm nëpër Vlorë”, ka rrëfyer mamaja e Skerdilajd Konomit.

Ndërkohë rreth kësaj ngjarje në emision ka folur edhe dëshmitari, i cili ka thënë se ka parë dy persona që ndiqnin prej kohësh gjyqtarin Konomi. “Në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë në Ujin e Ftohtë. Punoja në ndërtim në një pallat përballë shtëpisë dhe më kujtohet që dy persona janë mbajtur për një javë rresht… kam hedhur dyshime se ata dy persona vëzhgonin shtëpinë e gjyqtarit. Dhe një ditë para ngjarjes, në mbrëmje ata kanë qenë afër banesës së gjykatësit”,­tregoi ai. Më tej dëshmitari ka thënë se këta person ai ka parë në media në fotografi kur u arrestua Julian Sinanaj. Ai rrëfeu se gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Vlorës oficerët i kanë treguar dy fotografi, atë të Emiljano Shullazit dhe Gilmano Danit, nëse ishin ata personat që e ndiqnin gjyqtarin.

“Kam parë dy personat qw e ndiqnin. Oficerët e krimeve më sollën vetëm një foto që nuk përputhej me ata dy persona. Më kanë marrë denoncim, dëshminë në Policinë e Vlorës. Më kanë pyetur vetëm me paraqitjen e dy personave. Më pyetën mos kisha parë në atë zonë Emiljano Shullazin. Por unë nuk e kisha parë. Pastaj më sollën foton e Gilmano Danit. Më thanë mos ishte ky personi që kisha parë duke e ndjekur. Por u thash jo që nuk ishte ai. Më thirrën kur erdhi Tonin Vocaj nga Franca, u takova me Tonini dhe më pyeti mos i njohja dy personat”, shprehet dëshmitari.

Ai tregon se i ka parë dy autorët më vonë në Tiranë dhe për këtë ka njoftuar dhe policinë, por ata nuk mundet t’i identifikonin. Më pas ai tregon dhe presionet dhe kërcënimet që i janë bërë për të mos folur.

“Dy personat i kam parë në Tiranë pas ca kohësh me një motor të shtrirë tek Pallati me Shigjeta, por nuk munda t’i marr targën”, thotë ai.

Dëshmitari thekson se ka kërkuar të japë dëshmi në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk është pritur. Pas kësaj, ai tregon se i është bërë presion nga dy persona të armatosur. Ata i kanë treguar edhe fotot e vajzave për kërcënim.

“Personat ishin të parkuar para banesës sime dolën me armë dhe më futën në makinë më kanë thënë fjalë për fjalë në qoftë se do të dëshmosh për ato që di nuk do të kemi mëshirë as për ty dhe as për vajzat. Më kanë nxjerrë fotografitë e vajzave, i kishin në celular”, tregon ai./Balkanweb

Next Post

Daily Mail, ndeshja Shqipëri-Zvicër më e çuditshmja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In