• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100 vjet marrëdhënie me SHBA, bekim për Shqipërinë

by Ditmir Bushati
28/07/2022 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ditmir Bushati
28 korriku i vitit 1922 shënon një datë të rëndësishme në historinë diplomatike të Shqipërisë, pasi u vendosën marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në lindje të shtetit modern shqiptar, në vitin 1914, SHBA-të nisën një mision faktmbledhës në Shqipëri të drejtuar nga diplomati George Frederick Williams.
Për fatin e mirë të kombit tonë, SHBA-të pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore kishin një peshë përcaktuese të fateve të botës. Në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919, SHBA-të mbështetën vizionin e lirisë së kombeve për të vendosur vetë për fatet e tyre.
Më posaçërisht, ishte zbatimi i një prej pikave të Presidentit amerikan Woodrow Wilson, ajo e së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, që do t’i siguronte ish Presidentit amerikan dhe SHBA-ve një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i diasporës shqiptare në SHBA dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që rikonfirmoi pavarësinë e Shqipërisë.
Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte një vend miqësor dhe i preferuar për SHBA-të aq sa dhjetëra amerikanë u vendosën dhe dhanë një kontribut për vendin tonë si diplomatë, sipërmarrës, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës shqiptare.
Lufta e Dytë Botërore dhe zhvillimet e pasluftës do ta fusnin raportin natyral miqësor mes dy vendeve tona në një armiqësi të dëmshme dhe në kundërshti të hapur me interesat historike të kombit tonë. Rreshtimi në bllokun komunist e rriti retorikën antiamerikanë në Shqipëri, shoqëruar kjo me veprime aspak miqësore, çka solli dhe largimin e misionit diplomatik amerikan nga Shqipëria, në nëntor të 1946-ës. Rrethanat e këtij largimi janë përshkruar më së miri nga përfaqësuesi amerikan në Shqipëri Henderson dhe bashkeshortja e tij, si një largim jashtë çdo praktike diplomatike dhe njerëzore.
Izolimi dhe armiqësia do të merrte fund me rënien e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1990, që solli rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, pas një ndërprerjeje të gjatë, më 15 mars të vitit 1991. Propoganda komuniste antiamerikane prodhoi efekt të kundërt tek shqiptarët, të cilët i panë SHBA-të si aleatin kryesor në shembjen e komunizmit në Europën Qendrore dhe Lindore dhe shënjimin e rrugës së lirisë drejt vendosjes së themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Pas këtyre zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike, Shqipëria u trajtua si pjesë e rëndësishme e konceptit të Washingtonit për ndërtimin e një Europe të pandarë, të lirë dhe në paqe. Objektivi amerikan ishte i qartë në mbështetjen e ndërtimit të insititucioneve të konsoliduara, sundimin e shtetit të së drejtës, ekonominë e tregut funksionale, çka do të mundësonte pranimin e Shqipërisë në familjen Euro-Atlantike.
Përgjatë tre dekadave të tranzicionit, SHBA-të konsiderohen si nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim në proceset demokratizuese të Shqipërisë, për shkak të mbështetjes së pazëvendësueshme politike, diplomatike dhe ushtarake.
Mirënjohja jonë është e pakufijshme për rolin vendimtar të SHBA-ve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, avancimin e të drejtave të shqiptarëve si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në Maqedonin e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Falë ndihmës dhe mbështetjes së pakursyer të SHBA-ve, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s.
Mirëpo thellimi i bashkëpunimit strategjik dypalësh nevojitej të materializohej me një kuadër cilësor politik duke e sjell në një nivel të ri marrëdhënien mes nesh. Për mua si ministër i punëve të jashtme, ishte moment krenarie firmosja e Deklaratës së Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Washington, më 20 Prill 2015. Ky dokument përbën gurin e themelit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit strategjik Shqipëri-SHBA dhe fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në planin global, rajonal dhe atë dypalësh.
Historia njëqind vjeçare diplomatike mes nesh na mëson se faktori njerëzor përcaktoi anën e duhur të historisë, sikurse me pa të drejtë na vendosi në armiqësi jo natyrale apo distancë dëmtuese me pasoja për interesin kombëtar për disa dekada.
Kjo marrëdhënie një shekullore, e jetuar në vetëm gjysmë shekulli pranë njëri tjetrit ka qenë bekim për ne. Por, mbështetja amerikane nuk zëvendëson pronësinë që ne duhet të demonstrojmë për reformat shtetkonsoliduese. Reformat e vërteta që sjellin mirëqënie për qytetarët janë rruga e sigurtë për çimentimin e një marrëdhënie strategjike e të sinqertë, në respekt të ndërsjelltë mes dy kombeve tona, për shekujt që vijnë.
Next Post
Meta i drejtohet me letër kryetares së Kuvendit, kërkon krijimin e dekoratës “Mbretëresha Geraldinë”

"Vendosët Kuvendin në funksion...!"/ Nikolla i përgjigjet Vasilit: Informova mbi letrën e Autoritetit të dosjeve. Kishte interesa nga...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com