• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

100 pemë të reja përgjatë Lumit të Tiranës, Veliaj: Partitë e rëna nga vakti s’mund ta mbajnë më peng Tiranën

by Java News
09/01/2020 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

100 pemët e para për 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet u mbollën sot në Lumin e Tiranës, i cili është edhe një nga projektet e mëdha që do të transformojë zonën e Bregut të Lumit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit të mbjelljes së pemëve dhe siguroi se përgjatë Lumit të Tiranës do të mbillen 30 mijë pemë.

“Projekti që kemi më shumë përzemër është projekti i Tiranës me Pyllin Orbital. Shumica e qytetarëve ia kanë parë dukun punës dhe përpjekjes tonë në mandatin e parë për mbjelljen e pemëve në Tiranën Jugore, pra në zonën e Liqenit, përgjatë Unazës së Re, nga Fabrika e Miellit e deri te rrethrrotullimi i Farkës. Pjesa e Liqenit e çliruar nga zaptimi është gjëlberuar, por tani ka ardhur koha të shohim të njëjtën punë dhe cilësi në këtë mandat të dytë në Tiranën Veriore”, tha Veliaj.

Ai shtoi se nga projekti i Lumit të Tiranës përfitojnë katër njësi administrative, të cilat do të kenë më shumë gjelbërim.

“Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës u bë jo vetëm për të mbrojtur nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11 – ka 3 vjet që nuk e dëgjojmë më fjalën përmbytje te Bregu i Lumit – por, ka ardhur koha të investojmë me gjelbërim. Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë gjithë Bregut të Lumit. Do të jetë praktikisht një lloj parku linear, siç është buza e Liqenit të Tiranës përgjatë autostradës”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se Tirana nuk ka më kohë për të humbur dhe ky është momenti i duhur për të ecur përpara. Ai shtoi se disa parti politike të rëna vakti nuk mund ta mbajnë peng Tiranën me kauza false.

“Sot prishëm ndërtimet e fundit pa leje te “Shqiponja” dhe besoj u provua për të gjithë se ajo ishte një kauzë false e disa partive të rëna nga vakti, të cilat nuk mund ta mbajnë më peng Tiranën. Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe nuk mund të vazhdojmë pas 100 vitesh me të njëjtat biseda që kishte mbreti Zog me arkitektët për të ndërtuar një rrugë apo një Bulevard. Pas 100 vjetësh, të gjitha forcat politike duhet të thonë: Jepi gaz, të ecim sa më shpejt, jo të bllokojmë dhe të mbajmë peng. Humbëm një vit shumë të çmuar te zona e Astirit, por tani që ai mit ra bashkë me ndërtesën e fundit pa leje, kur janë akomoduar dhe shpronësuar të gjithë, besoj se është një moment shumë i mirë për të thënë se Tirana do ecë përpara”, shtoi ai.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se këtë mandat do të bëhet edhe mbyllja ceremoniale e Bulevardit të Ri të Tiranës, me një shesh të madh fundor – një projekt fantastik që do të lërë gjurmë.

“Jam shumë krenar për këtë sepse kemi një projekt fantastik; jemi në fazën e financimit dhe më pas do të fillojmë me fazën e zbatimit. Ajo që lipset është të fillojmë me 100 pemët e para të rritura. Duhet të vazhdojmë përditë në këtë segment, deri në mars-prill kur është periudha e mbjelljeve”. Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të ndryshme që t’i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e gjelbërimit, duke mbjellë pemë të reja për çdo ditëlindje a përvjetor. /e.s/

Next Post
FOTO/ Kishte rënë nga një anije dhe po mbytej në det, Leonardo DiCaprio qëndron me orë të gjata për të shpëtuar 24-vjeçarin

FOTO/ Kishte rënë nga një anije dhe po mbytej në det, Leonardo DiCaprio qëndron me orë të gjata për të shpëtuar 24-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In