• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 vendet me jetëgjatësinë më te lartë në botë

by
14/09/2015 07:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 vendet me jetëgjatësinë më te lartë në botë

Në vitin 1513, spanjolli Juan Ponce de Leon, u nis në kërkim të një vendi të quajtur Bimini, që sipas mitologjisë ishte toka ku njerëzit qëndronin gjithmonë të rinj, pasi pinin ujë nga burimi i rinisë. Pasi kërkoi me vendosmëri në Florida dhe në Karaibe për këtë vend pjellë e fantazisë, Leon u kthye në Spanjë duarbosh. Megjithatë, sot në botë ekzistojnë disa vende ku njerëzit pothuajse duket sikur nuk vdesin kurrë. Në fakt, edhe ata ndërrojnë jetë, vetëm se 20-25 vjet më shumë se një njeri i zakonshëm. Kjo është lista e dhjetë vendeve me jetëgjatësinë mesatare më të lartë në botë.

1. Monako (jetëgjatësia mesatare 81.4 vjeç)
Në këtë listë, Principata e Monakos tejkalon me më shumë se pesë vjet vendin e dytë në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe pothuajse me 15 vjet një qytetar shqiptar. Pasuria e jashtëzakonshme, stili i shëndetshëm i jetesës, kuzhina e kujdesshme franceze dhe mjedisi veçanërisht i pastër, kontribuon që banorët të kenë një jetëgjatësi të pakrahasueshme. Mbase, është Monako vendi ku njerëzit “nuk vdesin kurrë”, që konkuistadorët spanjollë kërkonin në mesjetë.

2. Macau (jetëgjatësia mesatare 82.1 vjeç)
Ashtu si disa shtete të tjera në këtë listë, Macau i detyrohet jetëgjatësinë e lartë ekonomisë së tij të begatë. Qytet-shteti formalisht pjesë e Kinës, është një Las Vegas oriental, i mbushur me kazino dhe turistë, të cilat sjellin të ardhura të jashtëzakonshme për banorët vendas. Vitin e shkuar, për çdo banor vendas kishte pesë turistë të huaj.

3. Japonia (jetëgjatësia mesatare 81.2 vjeç)
Japonia është një prej vendeve me përqindjen më të ulët në botë të obezëve, me vetëm 3,1% në krahasim me 33,9% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si rrjedhojë, përqindja e infarkteve, hipertensionit apo diabetit, janë ndër më të ulëtat në botë. Si rrjedhojë e një lloj acidi që gjendet me shumicë në yndyrat që konsumojnë japonezët, edhe rastet me alzaimer dhe sklerozë janë ndër më të ulëtat në botë.

4. Singapor (jetëgjatësia mesatare 81.7 vjeç)
Ashtu si në Hong Kong, kuzhina e Singaporit është e pasur me perime, të cilat ndikojnë për t’i mbajtur banorët të shëndetshëm dhe aktivë. Qeveria e Singaporit, gjithashtu ka ligje shumë të forta për sa i përket higjienës dhe shëndetësisë, midis të cilave edhe ndëshkimi i ashpër i të gjithë duhanpirësve jashtë zonave të lejuara.

5. San Marino (jetëgjatësia mesatare 81.7 vjeç)
Shteti më i vogël europian pas Vatikanit dhe Monakos si dhe Republika më e vjetër në botë, ka një jetëgjatësi për t’u admiruar dhe pasuria luan një rol të madh në këtë arritje. Turizmi është sektori më i rëndësishëm i ekonomisë dhe kjo do të thotë që shumica e sanmarinezëve janë të punësuar në punë të mirëpaguara dhe të parrezikshme. Mungesa e papunësisë dhe dieta e mirë mesdhetare gjithashtu ndikojnë në jetëgjatësi.

6. Andorra (jetëgjatësia mesatare 83.5 vjeç)
Disa faktorë shpjegojnë arsyet e jetëgjatësisë së lartë të qytet-shtetit midis Spanjës dhe Francës. Klima malore ndikon në përmirësimin e jetës, ndërsa vendi pothuajse e ka papunësinë 0%. Kjo do të thotë se praktikisht të gjithë banorët kanë të ardhura të mira dhe mund t’i lejojnë vetes të përkujdesen për ushqimin dhe shëndetin e tyre.

7. Guernsey (jetëgjatësia mesatare 80.4 vjeç)
Ishulli i vogël britanik i ndodhur në kanalin midis Britanisë dhe Francës, por që nuk është një anëtar i Bashkimit Europian, nuk kanë njohur ndonjëherë krizë ekonomike. 65 mijë banorët janë të gjithë të pasur, me të ardhura mesatare për frymë prej 60 mijë eurosh në vit dhe kjo do të thotë që kanë shërbime shëndetësore dhe ushqim më të zgjedhur.

8. Hong Kong (jetëgjatësia mesatare 81.5 vjeç)
Ashtu si italianët, edhe banorët e Hong Kongut ia detyrojnë jetëgjatësinë e tyre një diete të pasur me oriz, perime dhe një stil jetese aktiv. Qytet-shteti autonom brenda Kinës ka një prej mesatareve më të ulëta të obezëve në botë dhe rrjedhimisht, edhe më pak sëmundje kardiovaskulare apo të tjera si diabeti.

9. Australi (jetëgjatësia mesatare 80.5 vjeç)
Jetëgjatësia australiane mund t’i atribuohet disa faktorëve, midis të cilëve numri i ulët i duhanpirësve dhe obezëve, si dhe një stil jetese aktiv për pothuajse të gjithë qytetarët. Gjithashtu, sistemi australian i mjekësisë është një prej më të mirëve në botë dhe ofrohet falas për të gjithë qytetarët.

10. Italia (jetëgjatësia mesatare 80.2 vjeç)
Italianët jetojnë mesatarisht 7-8 vjet më shumë se shqiptarët, që kanë një jetëgjatësi mesatare prej 72 vitesh për meshkujt dhe 77 për femrat. Vera, vaji i ullirit, klima e mirë mesdhetare dhe dieta italiane në përgjithësi, vonojnë shfaqjen e efekteve të sëmundjeve kardiovaskulare, duke bërë që italianët të kenë një prej jetë gjatësive më të larta në botë.

Next Post

Pse ndihemi xhelozë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com