• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

10 mijë viktima/ Biden bisedë telefonike më Netanyahun, s’arrihet marrëveshja për një pauzë humanitare në Gazë

by Java News
06/11/2023 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka arritur një marrëveshje gjatë bisedës telefonike që zhvilloi më 6 nëntor me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me nevojën për një pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas.

Zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-ja “do të vazhdojë të avokojë për pauzë të përkohshme dhe të lokalizuar të luftimeve”.

Numri i palestinezëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 10.000 personash, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Sipas kësaj ministrie, mbi 4.100 viktima ishin fëmijë dhe 2.640 gra.

I pyetur nëse kjo shifër e viktimave do të bëjë që SHBA-ja të mendojë që të ndërpresë mbështetjen për Izraelin, Kirby tha, “mendoj se të gjithë ne duhet ta kujtojmë pse ata [Izraeli] po luftojnë” duke iu referuar sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Gjatë këtij sulmi në jug të Izraelit, Hamasi vrau mbi 1.400 persona dhe sulmi nxiti nisjen e luftës.

Kirby insistoi se “asnjë shtet” nuk do të toleronte një sulm të tillë “pa një përgjigje të shpejtë dhe agresive”. Megjithatë, ai tha se SHBA-ja ka zhvilluar bisedime “të sinqerta” me izraelitët lidhur me përpjekjet për të minimizuar numrin e viktimave në mesin e civilëve.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin. Që nga 7 tetori, Rripi i Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ajrore. Ky territor është rrethuar nga Izraeli dhe trupat tokësore po vazhdojnë operacionet e tyre brenda pjesës veriore të qytetit të Gazës, që sipas autoriteteve izraelite, është ndarë nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës.

Izraeli ka thënë se shumica e infrastrukturës së Hamasit gjendet në pjesën veriore të Gazës dhe ka urdhëruar banorët të zhvendosen në jug. Por, edhe në jug dhe në gjithë Rripin e Gazës, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore./m.j

Next Post
Afera “Partizani”/ Berisha refuzoi të merrej në pyetje, shtyhet për nesër seanca për ish-kryeministrin në GJKKO

Lajme për arrest?! Avokati zbulon hapat që do ndjekë Berisha nëse vendoset masë më e ashpër sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Çdo koment i juaji është një klikim më shumë”, Rama replikon me kritikët e sigurisë kibernetike: Metodologjia nuk ndryshon nga mllefi

August 11, 2026
Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

August 11, 2026
“Xhiro” bregut të detit, bllokohen 27 mjete lundruese në vend

Velipojë: Shpërthen tubi i gazit të skafit, 39-vjeçari pëson djegie në trup

August 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Beteja e humbur kundër turizmit

August 11, 2026
Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

August 11, 2026
Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com