• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajme për arrest?! Avokati zbulon hapat që do ndjekë Berisha nëse vendoset masë më e ashpër sigurie

by Java News
06/11/2023 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj zbuloi në emisionin “Debat” me Alba Alishani në A2CNN, hapat e radhës që do të ndjekë ish-kryeministri, pasi këtë të hënë shkeli urdhrin e GJKKO për t’u paraqitur në SPAK.

Duke nënvizuar se nuk ka ende një vendim gjykate të zbardhur që e detyron Berishën të paraqitet para Prokurorisë së Posaçme, Gjokutaj tha se ligji është shkelur nga GJKKO.

“Duhet të kuptojmë se ligji nuk është shkelur nga zoti Berisha, por nga kërkuesi dhe nga gjykata që ka pranuar një kërkesë antikushtetuese dhe të paligjshme në kërkim të kompetencës së ushtruar. Edhe agravimi i masës, që diskutohet me shumë zjarr, e kanë shumë për qejf këtë punë, duhet të kuptoni se kjo masë nuk ekziston në kuptim të ligjit, pasi nuk ekziston vendimi në kuptim të ligjit.

Është një vendim i marrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin procedural penal dhe si e tillë është inekzistente. Pra kur kemi të bëjmë me një vendim nul, që do të thotë zero çdo kufizë tjetër që shumëzohet është nul. Duhet të ketë një masë të marrë sipas ligjit, që më pas të thuash se kjo është e papërshtatshme, ose ka shkelur ligjin dikush dhe duhet përforcuar me masa të tjera.”

I pyetur se si do të veprojnë për t’u mbrojtur në kushtet kur gjykata mund të vendosë një masë më të ashpër sigurie, Gjokutaj u përgjigj: “Ne i kemi bërë kërkimet tona në gjykatë. Gjykata është e detyruar në bazë të ligjit të pranojë shkeljet që ka kryer dhe në momentin kur procesi do jetë në përputhje me jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ne jemi të interesuar që të jetë sa më i rregullt. Gjithë kjo lufta jonë bëhet që nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor, proceduralisht korrekt jemi të gatshëm të flasim për një proces sipas ligjit.”

Ai më pas shpërtheu në akuza duke thënë se procesi ndaj Berishës për çështjen “Partizani”, është “pjesë e një programi politik që synon zgjedhjet e ardhshme”. “Nuk ka lidhje këtu as me ligj as me prova”, theksoi Gjokutaj./m.j

Next Post
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, KE: Duhet të respektojë plotësisht të drejtën e BE. Rama: Do menaxhohet nga italianët

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, KE: Duhet të respektojë plotësisht të drejtën e BE. Rama: Do menaxhohet nga italianët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com