• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

10 çiftet më të fuqishme të historisë

by
14/09/2015 07:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 çiftet më të fuqishme të historisë

Ted Hughes dhe  Sylvia Plath

Hughes dhe Plath njihen si çifti i poezisë. Gjatë martesës së tyre, Plath luante me violinë për të. Në librin “The Savage God” të Al Alvarez, ai spekullon se çdo të thotë të kesh dy poetë të atij kalibri brenda të së njëjtës çati : “Kur dy gjenij origjinalë, ambicioz dhe poetë në kohë të plotë bashkohen me martesë…çdo poezi që e shkruan njëri e ndjen edhe tjetri sikur të jetë gërmuar nga kafka e tij ose e saj”.

 

Antony Sher dhe Greg Doran

Greg Doran u takua me Antony Sher 25 vjet më parë, kur po xhironin “Tregtarin e Venecias”. Doran ishte në rolin e Solanio-s, i cili kishte si kundërshtar Shylock-un, që luhej nga Antony Sher. Jashtë skene, ata ranë në dashuri.  Doran është sot drejtori artistik i Teatrit Shekspiri (Royal Shakespeare Company) dhe së bashku me Antony-n, ata janë një dyshe e shquar e këtij Teatri, ku veprat e Shekspirit që vihen në skenë janë të një niveli të lartë. Sher dhe Doran kanë folur gjithë hapur për marrëdhënien e tyre.

 

Jean Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir.

Ekzistencializmi nuk ishte gjëja më intime e tyre. Marrëdhënia midis Sartrit dhe de Bëvuar nuk do të quhej aspak e tillë nëse ajo nuk do të ishte e komplikuar. Ata nuk u martuan kurrë, nuk patën kurrë fëmijë dhe as nuk jetuan bashkë. Kjo, mbi të gjitha, ishte një lidhje intelektuale. Ata lexonin dhe influenconin në veprat e njëri-tjetrit. Në novelën e saj të parë “She came to stay”, Simonë de Bëvuar flet edhe për marrëdhënien e tyre intime.

 

Jay-Z-and-Beyonce-004Beyonce dhe Jay Z

Jay-Z, një nga reperët financiarisht më të suksesshëm në botë, u martua në vitin 2008 me një tjetër këngëtare tepër të suksesshme siç është Beyonce. Thuhet se sot ata janë një ndër çiftet që kanë fitimet më të mëdha në botë. Në një intervistë me Revistën “GQ”, Beyonce tha se “një martesë funksionon kur të dy partnerët nuk cënojnë pavarësinë e njëri-tjetrit. Duhet të njohësh vlerat e vetes, dhe nuk është e domosdoshme që dikush t’ju tregojë se kush jeni”. Vajza e tyre, Blue, lindi në vitin 2012. Jay Z i dedikoi asaj një këngë me titullin Glory.

 

 

Frida Kahlo dhe Diego Rivera

Ky çift i fuqishëm piktorësh njihen për pikturat që i bënin vetvetes. Frida Kahlo (1907-1954) pikturoi martesën e saj me Diego Rivera-n (1886-1957), portret i cili mbeti në mendjet tona përgjithmonë. Ai gjithashtu e pikturoi atë në “Baladën e Revolucionit”. Për 20 vite, Diego ishte mësuesi i saj, ishte një burrë mbipeshë dhe kishte pamjen e një të dehuri.  Frida thotë “edhe se më ngjallte frikë përsëri isha e interesuar për të”. Nëna e Fridës e krahasonte martesën e tyre si ‘një elefant me një pëllumb’.

 

Harold Evans dhe Tina Brown

“Ju nuk bëni miq, thjesht krijoni kontakte” – ky është citimi i famshëm i Tina Broën-it sapo arriti në Nju Jork, ku merrej me redaktimin e Neë Yorker, Vanity Fair dhe Daily Beast. Harold Evans, botuesi i Sunday Times për 14 vjet, ishte për të gjithnjë më shumë se nëj kontakt…Ata ishin çifti i fuqishëm gazetaresk në samitin e shoqërisë manhatanase. Ata u takuan në vitin 1973, përmes agjentit Pat Kavanagh. Evans është 25 vjet më i madh se Broën, por ata ndajnë sëbashku talentin e tyre.

 

Pierre dhe Marie Curie

Vajza e parë që e tërhoqi Pierre-n  (1859-1906) ishte Marie (1867-1934) sepse ajo dallonte nga vajzat e tjera, me gjithë pasionin e saj për shkencën. Në fotografitë që i kanë mbijetuar kohës, fytyrat e tyre kishin një pamje studiozësh. Mendjen e kishin më shumë tek eksperimentet e tyre se sa te njëri- tjetri. Në vitin 1898, ata zbuluan elementët e radiumit dhe poloniumit – puna e tyre e çmuar si pionerë të radiologjisë fitoi një çmim të përbashkët Nobel në vitin 1903. Sot, emrat e tyre janë të gdhendur në Panteonin e Parisit. Ata e trashëguan gjenin shkencor : Fëmijët dhe nipërit e tyre u bënë shkencëtarë të dalluar gjithashtu.

 

Hillary-And-Bill-Clinton-008Hillary dhe Bill Clinton

Hilari dha dorëheqjen nga posti i saj si sekretare e Shteteve të Bashkuara dhe tani pritet të jetë kandidate për Presidente e Amerikës në të ardhmen. Duket e paperceptueshme se ajo do të marrë një post që do ta çonte pas në karrierë. Si bashkëshortja e Bill Klintonit, ajo ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001-shin – prandaj titulli i saj duhet të shkojë gjithnjë e më lart. Hilari shkruan : “Bill-i dhe unë filluam një bisedë në pranverën e vitin 1971…dhe sot pas 30 vitesh, ne akoma po diskutojmë”.

 

Mao-and-Madame-Mao-009Mao dhe Zonja Mao

Jiang Qing – në Perëndim e njohur si “Zonja Mao” – ishte bashkëshortja e fundit e Maos. Një aktore dhe një figurë e rëndësishme e Partisë Komuniste të Kinës, ajo ishte një nga aktivistet kryesore të Revolucionit Kulturor. Pas vdekjes së tij, në shtator të 1976-s, ndikimi i saj në politikë filloi të zbehej. Muaj më pas, rënia e saj ishte e plotë. Ajo u arrestua dhe u akuzua si një kundër-revolucionare. Ajo u dënua me vdekje, dënim i cili më vonë u ndërrua me burgim të përjetshëm. Zonja Mao kreu vetëvrasje në vitin 1991.

 

Vicky-Cristina-Barcelona--010Javier Bardem dhe Penelope Cruz

Pjesë e pushtetit të tyre është që e mbajnë larg shtypin. Çifti ‘i nxehtë’ spanjoll u takuan bashkë për herë të parë kur Penelope ishte adoloshente. Ata bënë një debutim të përbashkët në filmin “Jamon Jamon” (1992) ku Javier Bardem ishte në rolin e një toreadori dhe modeli të brëndshmesh. 15 vjet më vonë ata aktruan sëbashku përseri. Xhiruan dhe tre filma të tjera para se të martoheshin ën Bahamas. Kanë një djalë të quajtur Leo, dhe vajzën e vogël Luna.

 

 

Next Post

Rekordet Guinnes 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com