• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

by Eduard Zaloshnja
02/06/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Statistikisht, humbja e rëndë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore shpjegohet thuajse krejtësisht me gropën prej pothuaj 250 mijë votash brenda vendit për partitë përbërëse të saj PD, LSI, etj. (krahasuar me 2021-shin). Por këto parti po mundohen të gjejnë alibi të pajustifikueshme statistikisht për humbjen e tyre të rëndë. Le t’i analizojmë me rradhë këto alibi.

  1. Votat e ardhura nga Greqia u orkestruan nga PS-ja me ndihmën e nën-kontraktorëve grekë të DHL-së, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por në fakt, 202 mijë votat që erdhën gjithsej nga diaspora ndikuan për vetëm 1 mandat – në Qarkun Vlorë. Dhe në atë qark, ai 1 mandat u përcaktua pa filluar fare numërimi i votave nga Greqia…
  2. Në numërimin e votave janë tjetërsuar votat e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, pretendon kjo aleancë. Por në fakt, deri tani janë kontestuar zyrtarisht vetëm numërimet e votave brenda listave të hapura të Aleancës për Shqipërinë Madhështore…
  3. Votuesit opozitarë janë larguar në masë nga Shqipëria prej politikave qeveritare, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por rezultatet në 11 ish-minibashkitë origjinale të Tiranës e rrëzojnë këtë alibi. Ashtu si në rang vendi, edhe në këto ish-minibashki, votat e këtushme për partitë përbërëse të aleancës (PD+LSI+etj.) firuan me 1/3 krahasuar me 2021-shin. Dhe në këto ish-minibashki kryeqytetase nuk është pakësuar popullsia. Përkundrazi, është shtuar nga viti në vit…
  4. Votuesit opozitarë brenda vendit u intimiduan nga bandat e krimit të organizuar pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por në 11 ish-minibashkitë origjinale të Tiranës nuk mund të pretendohet se qindra kriminelë trokitën nëpër dyert e kryeqytetasve opozitarë, për të shkaktuar gropën prej 15400 votash në zemrën urbane të Bashkisë Tiranë. Të mos harrojmë se Aleanca për Shqipërinë Madhështore pësoi firo të mëdha edhe në dy ish-minibashkitë tradicionalisht të djathta, tek 8-ta dhe 11-ta (përkatësisht me 1/3 dhe me 1/4 e votave të 20221-shit).
  5. Vouesit opozitarë brenda vendit u blenë me para apo favore nga patronazhistët socialistë, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Por kjo alibi bie në zemrën urbane të Bashkisë Tiranë, ku popullsia është më e punësuara, me e mirëpaguara dhe më e arsimuara se kudo në vend. Për më tepër, në të 11-tat ish-minibashki origjinale të Tiranës, votat e këtushme të PS-së nuk u shtuan përmes “blerjeve”. Përkundrazi, ato u pakësuan mesatarisht 11% në secilën ish-minibashki, krahasuar me 2021-shin…
  6. Punonjësit shtetërorë dhe familjarët e tyre janë të detyruar të votojnë për PS-në, pretendon Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas kësaj alibie, pothuaj 200 mijë punonjësit shtetërorë në gjithë vendin prodhojnë pothuaj 800 mijë vota të këtushme (200×4=800). Por po të ishte kështu, në 11 ish-minibashkitë e Tiranës, ku banon rreth treçereku i punonjësve shtetërorë të vendit, PS-ja duhej të kishte marrë më 11 maj rreth 600 mijë vota. Në fakt, ajo mori vetëm 125 mijë vota…

SHËNIM: Statistikisht, një pjesë e gropës prej pothuaj 250 mijë votash brenda vendit për PD+LSI+etj. mund të shpjegohet me rritjen prej 112 mijë votash të partive të vogla (krahasuar me 2021-shin).

Next Post
Rama ndan pamjet nga aksi kryesor i Ksamilit: Do t’i shërbejë turizmit dhe këmbësorëve

Rama ndan pamjet nga aksi kryesor i Ksamilit: Do t’i shërbejë turizmit dhe këmbësorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In