• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1.5 miliardë dollarë, në gropën thithëse të korrupsionit

by Eduard Zaloshnja
12/12/2017 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gropa thithëse e korrupsionit, mbushet me paratë publike, në dy mënyra kryesore.

Së pari, te gryka e pompës fiskale (ku mblidhen taksat e doganat), bizneset paguajnë mita, për të mos paguar sa ç’duhet të paguajnë realisht. Në këtë mënyrë, xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të biznesmenëve korruptues mbushen, ndërkohë që thesari i shtetit (ku mbahen paratë publike), nuk mbushet sa duhet. Pastaj, publikut i thuhet se nuk ekziston mundësia të rriten ndjeshëm pensionet, rrogat publike, etj., etj.

Së dyti, pasi paratë mblidhen në thesarin e shtetit, jo në sasinë e duhur, edhe shpenzohen jo në mënyrën e duhur – një pjesë e tyre mbush xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të biznesmenëve korruptues, përmes tenderëve, koncesioneve dhe shërbimeve private, ndaj shtetit.

Por sa para mblidhen në gropën thithëse të korrupsionit shqiptar, përmes këtyre dy burimeve kryesore?

Për të bërë një matje të përafërt të burimit të parë, na shërben një krahasim i rendimentit fiskal të Shqipërisë, me të Malit të Zi. (Me fqinjin tonë verior, kemi të ngjashme shumë gjëra – gjeografinë, historinë, kulturën, ekonominë, sistemin fiskal dhe politikën – dhe duhet të kemi edhe një rendiment të ngjashëm fiskal). Ndërsa, për burimin e dytë, na shërben një studim i Bankës Botërore për vendet në zhvillim, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Në projektbuxhetin e Shqipërisë për vitin 2018, parashikohet që të ardhurat të jenë 4.5 miliardë dollarë, ose sa 27.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ndërsa në projektbuxhetin e Malit të Zi, parashikohet që të ardhurat të jenë sa 34% e PBB-së. Në qoftë se rendimenti ynë fiskal, do të ishte sa ai malazez, në thesarin e shtetit do të futeshin 1 miliard dollarë më shumë, nga ç’janë parashikuar (shihni grafikun shoqërues).

Tani, le të shohim se ç’do të ndodhë me 4.5 miliardë dollarët që do të futen në thesarin e shtetit (që, në fakt, duhej të ishin 5.5 miliardë).

Sipas një studimi të Bankës Botërore, mesatarisht, 11% e parave të buxheteve shtetërore të vendeve në zhvillim (ku përfshihet edhe Shqipëria), shkojnë në xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të biznesmenëve korruptues. Kështu, në një tender 100 milionë dollarë, mesatarisht, 11 milionë ndahen mes zyrtarëve që e organizojnë tenderin, sekserit dhe biznesmenit që e fiton tenderin.

Në qoftë se Shqipëria është tek mesatarja e vlerësuar nga Banka Botërore (mund të jemi edhe më lart apo më poshtë), i bie që 500 milionë dollarë (nga 4.5 miliardë që është buxheti) do të shkojnë në xhepat e zyrtarëve, të sekserëve dhe të biznesmenëve që fitojnë tenderët, koncesionet dhe porositë shtetërore e bashkiake.

Duke i përmbledhur të dy burimet e mësipërme, i bie që, në vitin e ardhshëm, gropa e korrupsionit do të thithë rreth 1 miliard e gjysmë dollarë në Shqipëri.

Për krahasim, me gjysmën e parave që do të shkojnë në gropën thithëse të korrupsionit vitin e ardhshëm, mund të financohen të gjitha punimet për parandalimin e përmbytjeve të përvitshme (Sipas një studimi të Bankës Botërore, duhen 720 milionë dollarë për të riparuar/fuqizuar digat, argjinaturat, hidrovorët, kanalet kulluese, si dhe për të ripyllëzuar zonat ujëmbledhëse të lumenjve).

Për krahasim, me paratë që do të shkojnë në gropën thithëse të korrupsionit vitin e ardhshëm, mund të financohen të gjitha rrugët që parashikohen të ndërtohen deri në vitin 2020.

Për krahasim, në buxhetin e 2018-ës, janë parashikuar vetëm 18 milionë dollarë për rritjen e pensioneve (pensionistët do të marrin mesatarisht një shtesë prej 3 dollarësh në muaj).

Për krahasim, në buxhetin e 2018-ës, janë parashikuar vetëm 18 milionë dollarë për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve politikë dhe të pasardhësve të tyre.

Dhe krahasimet mund të vazhdojnë edhe për shumë nevoja të tjera, që ka ky vend…

Analiza e mësipërme i referohet vitit 2018, por, pak a shumë, të njëjtat rezultate do të prodhonte, edhe në qoftë se do t’i ishte referuar vitit 2008. Në atë vit, buxheti i shtetit shqiptar, pati të ardhura sa 26.9% e PBB-së, ndërkohë që Mal i Zi sa 34.5% e PBB-së. Ndërkohë, shpërdorimi i parave buxhetore në tenderë, koncesione e porosi shtetërore, ishte në 2008-ën i ngjashëm me atë të vendeve në zhvillim, që ishin objekt i studimit të sipërcituar të Bankës Botërore…

*Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
Fshati që ka një burg, por që edhe vetë është ‘i burgosur’ nga varfëria

Fshati që ka një burg, por që edhe vetë është ‘i burgosur’ nga varfëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com