• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1.15 mld euro fonde për tërmetin, eurokomisioneri: Korrupsioni nuk do tolerohet! Do ndjekim rindërtimin

by Java News
18/02/2020 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në bisedë me DW, vlerëson Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë të zhvilluar të hënën në Bruksel dhe shprehet me optimizëm të matur për hapjen e negociatave në mars.

Deutsche Welle: Cili është vlerësimi juaj tani në fund të konferencës, ku u mblodhën 1,15 miliardë euro për Shqipërinë?

Oliver Varhelyi: Jam shumë i kënaqur! Ishte shumë pozitive, njerëzit erdhën këtu për të shprehur solidaritet me Shqipërinë, unë e shoh këtë si një angazhim të madh jo vetëm nga Europa, por edhe globalisht. Jam shumë i gëzuar të shoh se sa të angazhuar janë vendet e Bashkimit Europian për të mbështetur Shqipërinë dhe sa frymë pozitive ka për Shqipërinë.

Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?

Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri tani këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë.

Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?

Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen.

Duket si një moment pozitiv optimist për Shqipërinë tani, mendoni se ky do të vazhdojë edhe në mars me hapjen e shumëpërfolur të negociatave?

Unë nuk do t’i bashkoja këto çështje, janë dy gjëra të ndara. Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier.

Por ju vetë a jeni optimist?

Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort! /DW/

Next Post
Një fitore e madhe financiare (por edhe politike)

Një fitore e madhe financiare (por edhe politike)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com