• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ꙄTOP në Spaç

by Edison Ypi
16/06/2025 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Vajtja në Spaç mbi një karroceri kamioni të shtrembër dhe të pisët për të takuar njeriun tënd pas mijëra kthesave prej të cilave zor se shpëtoje pa vjellë, ishte një valle makabre. Diçka mes tangos, Rock and Rollit, Kazaçokut, Tallavasë, ecjes mbi litar në cirk, strechingut të dhisë për të kapur me dhëmbë gjethen e ferrës mbi shkëmb.

Kur nga kthesa në kthesë mund të ndodhte gjithçka, si çpimi i gomave, nxehja e motorrit, djegja e testatës, rënia në përrua për tu bërë copë e thërrime me gjithë kamion e mineral bakri dhe shofer të cilin më vonë e shpallnin dëshmor, ndalja disa herë para një patrulle policie për tu kontrolluar pasaportat nga frika mos arrariseshin ata të cilët arratisja ishte më e largët se Hëna, ikja e shoferit diku për tu zdërhallur me raki kumbulle, pas gjithë këtyre tmerreve, rëndësi kishte në Spaç të arrije gjallë.

Arritjen gjallë në Spaç dhe ardhjen në vete nga trullosja që të shkaktonin milionat e kthesave të Rock and Rollit mbi shkëmbinjtë e rrugës së ngushtë, ta lajmëronte përplasaja e kokës te dërrast e karrocerisë nga frenimi gozhdë i kamionit para një porte hekuri që të urdhëronte: Zbrit dhe prit, armik !

Zbrita dhe prita.
Kaloi mesdita.
Rretherrotull qetsi e thellë, xhan-xhin.
Nga këtu nuk duket as burg, asgjë.

Porta e hekurt hapet pak, nxjerr kokën për një çast një polic.

Porta hapet pak edhe dy herë të tjera nga dy sekonda. Nuk kuptohet nëse është i njëjti polic, dhe pse u dukem interesant për tu parë ?

Gjatë pritjes me torbë në dorë, njëri tani, tjetri pas disa minutash, i treti pak më vonë, dalin nga porta tre silueta mbuluar me pluhur minerali. Janë tre zhelanë pisanjosa dhe kryelartë njëkohësisht, që u duken vetëm sytë. Ndryshe nga polici që nxorri kokën nga porta për rë më parë, këtyre nuk u interesoj. Këta nuk i kthejnë sytë fare nga unë. Këta janë minatorë “të lirë”. Mirditorë të privilegjuar që i kanë bishtnuar ferrit të kooperativës dhe punojnë në purgatorin minierë. Besnikët e betuar të partisë që kanë dijeni mbi humnerën që i ndan me armiq si unë, e njohin distancën që duhet të mbajnë dhe përçmimin që duhet të tregojnë për armiqtë që vijnë të çmallen me të afërmit e tyre, armiq me damkë, që nuk i shpëtuan syrit vigjilent të popullit spiun.

Në të djathtë të portës, e kuqe, e rrumbullakët, e zbërdhylur nga dielli, me bishtin e ngulur shtrembër në tokë, me gërma të bardha të mëdha, tabelë që shkruan: ꙄTOP.

Pse u është dukur më e bukur S-ja e rrotulluar ?
E kanë bërë qëllimisht, apo pa mendje, Disleksi ?
E shkrojti dikush vetë, apo e urdhëruan ?
E bëri gabimin një propagandist analfabet, pse nuk e ndreqën të tjerët ?

Pas nja një ore vjen një kapterr më shoqëron brenda burgut të Spaçit pak metra pranë portës te një dhomë ku takoj vëllain.

Eduardi thotë se tjetër herë të mos i sjellim byrek se e llaçkavisin me dalta dhe kaçavida për të parë mos ka ndonjë thikë të fshehur mes petëve, qepëve, domateve.

Dhe shton se nga letra që unë e Hasia i kemi shkruar më 15 dhjetor 1982, ky paragraf:

“Mos na shkruaj letra me vdekje. E kuptojmë vështirësinë e burgut, madje jo vetëm duke e marrë me ment, se fundja kjo vështirësi nuk varet nga madhësia e tij.”

është i guximshëm, dhe ju lumtë, por është edhe tepër i rrezikshëm. Ruhuni se, mirë unë, por mos na mbledhin të gjithëve këtu, me nipër e mbesa, me motra e kunetër.

Pa dalë nga porta, i hedh një sy të fundit pamjes brenda burgut.

Dhomat e edukimit politik ku lexohej Zëri i Popullit, librat e Diktatorit, vendet e rrahjes, ambientet e izolimit, kuzhina e lëtyrave, tre rrethimet me tela me gjëmba, karakollat që të vrisnin për të marrë 10 ditë leje, “Trahanaja” me 12 vargje e Zydi Moravës që Zydiu e mbylli brenda një tubi çeliku, e saldoi në dy anët, dhe e varrosi në tokë, diku janë, por prej aty nuk duken. Me gjasa janë pas kthesës. Gjithë kjo fshehtësi. S’kishte as celularë aso kohe, që të thuash se do i fotografonte armiku. Ishin aq konspirativë, aq budallenj, aq pa fantazi, sa për t’ja pamundësuar vizitorit ta shihte burgun, s’shte çudi të mos kishin çvendosur portën, por burgun, diku në një pozicion prejnga të mos dukej prej portës. Të kishe qënë në Spaç ku kishe takuar vëllanë, dhe të mos e kishe parë burgun ku vëllai kaloi vitet më të mira të jetës, ishte një kokolepsje që nuk mund tua spjegoje lehtë ishullarëve në Tiranë, të cilët, me të drejtë, pretendonin spjegime të hollësishme, transparencë të plotë, shterrje të kuriozitetit.

Duke u kthyer për nga erdha, përsëri tabela me ꙄTOP në vend të STOP, dëshmi e analfabetizmit të barbarëve vrasës përmes gërmave si hieroglife që nuk shkruhen por pikturohen, tabelën në fjalë sikur e kishte pikturuar me dorën e vet mbreti i surrealizmit, Salvador Dalì.

Askush s’ishte kujtuar ta përmbyste edhe një herë Ꙅ-në për ta bërë S. Mund ta çonin ta drejtonin te kovaçi, dhe telashet soseshin. Por s’kishin arsye ta ndreqnin. Ishte gabim i rrënjosur aq thellë sa nuk quhej më gabim, por normë. Një tabelë e shtrembër, gjithashtu, nuk mund të dukej e shtrembër sa kohë askush nuk shihte drejt.

Herën e dytë që vajta në Spaç, po ajo tabelë, po ajo Ꙅ, po ai bisht i ngulur shtrembër, gjithçka njësoj si herën e parë. Madje jo vetëm nuk e kishin ndrequr, por dikush me bojë e furçë në dorë ishte kujdesur që çmendurinë ta pavdekësonte.

E njëjta gjë edhe herën e tretë, të katërt e të pastë që vajta në Spaç.

Derikur, prej këtij absurdi diktatorial, Demokracisë j’u sos durimi, tabelën me ꙄTOP me gjithë bisht e vodhi dhe e shiti për skrap.

Next Post
“Shumica e europianëve nuk e dinë më që urrejtja ndaj Europës në Lindje ka filluar në lëvizjen pansllaviste”

"Shumica e europianëve nuk e dinë më që urrejtja ndaj Europës në Lindje ka filluar në lëvizjen pansllaviste"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

May 26, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

May 26, 2026
Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

May 26, 2026
Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

May 26, 2026
Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

May 26, 2026
Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

May 26, 2026
Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

May 26, 2026
“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In