Kombëtarja shqiptare mund ta kaloj grupin në Euro 2016 edhe me një fitore të vetme.
Çdo ekip pjesëmarrës ka plot 66.6% shanse që të kalojë në raundin e 1/16- ve të Kampionatit Europian. Kjo, për shkak se nga 24 ekipe pjesëmarrëse, vetëm tetë prej tyre do të eliminohen që në grupe.
Sipas formatit të ri, dy ekipet e para kualifikohen direkt, ndërsa katër të tretat më të mira nga gjashtë grupet sigurojnë gjithashtu një “biletë” për në raundin tjetër.
Me probabilitet ka shumë mundësi që të mjaftojë vetëm një fitore për t’ia dalë mbanë që të sigurohet kualifikimi për në raundin pasardhës.