Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për çështjet e mbetura pezull mes vendeve do të finalizohet së shpejti.
Mes çështjeve që siaps tij janë në diskutim është edhe ajo e kufirit detar.
“Jam optimist, së shpejti do mbyllen me sukses negociatat me Shqipërinë, për paketën me 10 cështje, mes tyre dhe përcaktimi i kufirit detar dhe zonës detare”- u shpreh Kotzias nga Norvegjia ku ndodhet për një vizitë.
Ministri i jashtëm grek, mbajti fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit, gjate vizites zyrtare atje. Në fjalën e tij Kozias foli për rolin lider të Greqisë në rajon dhe diplomacinë greke të cilën e cilësoi “paqësore, e dinamikës inteligjente dhe e dialogut”./a.m.