• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarja e SHBA takoi vetëm Alibeajn/ Berisha: Loja me kukulla s’është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri

by Java News
03/05/2022 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarja amerikane, Karen Donfried  ndodhej në Tiranë 4 ditë më parë për një vizitë zyrtare. Teksa zhvilloi takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësuesit e PD, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, shmangu takimin me përfaqësuesit e Komisionit të rithemelimit.

Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme e cilësoi takimin e saj me demokratët si një “lojë kukullash.”

Gazetari: Zyrtarja amerikane zhvilloi takime me Alibeajn, Bardhin dhe Tabakun, por jo me ju. A besoni se qëndrimet e SHBA-së ndaj jush janë vetëm një agjendë e ambasadores amerikane në Tiranë?

Berisha: Po të kthehemi në dhjetor zoti Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, po fiksoi dhe një takim në Uashington me të. kësaj here erdhën takuan pasardhësin e Bashës. Do thosha unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. E majta shqiptare, e majta e SHBA apo në mbarë botën kurrë nuk do mund t’i caktojë kryetarin dhe udhëheqjen forcës politike demokratike të Shqipërisë.Të tjerat janë çështje protokollesh.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka folur për Kuvendin e 30 prillit, por edhe të gjithë hapat që priten të ndodhë me PD në vazhdim.

Ai argumentoi se në Kuvend dhe Këshillin Kombëtar, me ndryshimet e reja statutore, janë të ftuar të gjithë deputetët e PD.

Mosprezencën e shumicës prej tyre, ai e cilësoi si vendim personal, ndërsa shtoi se beson se të gjithë deputetët do i bashkohen shumicës.

“Deputetët janë anëtar të Këshillit Kombëtar. Unë i garantoj ata që çdo votë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për kryesi, etj etj, do të tregohet para kamerave njëlloj si votat e Kuvendit. Transparenca është absolute. Kështu që mendoj se kanë shumë arsye për të kandiduar. Do të ketë një proces më transparent që ka njohur ndonjëherë kjo seli. Të gjithë ato që munguan, munguan vetë. Kishin vendet e tyre në Kuvend. Ky ishte një vendim i tyre. Jo i instancave të PD.

E them edhe njëherë, në një forcë politike që votojnë 40 mijë anëtarë aktiv, në çdo vend është forcë e bashkimit dhe proporcioneve të mëdha. Nuk ka njeri në botë që mund të thotë që këto 40 mijë vetë nuk përfaqësojnë shumicën e PD. Asnjë s’e thotë këtë. Nëse unë si deputet apo si aktivist vlerësohem në raport me anëtarësinë, 40 mijë anëtarë janë shumica e të gjithë shumicave. Vendi i deputetëve është tek shumica. Secili më pas bën zgjedhjen e vet. Unë jam i bindur që deputetët do të bëjnë zgjedhjen e vet. Aplikacioni është eksperimental. Jemi në proces të digjitalizimit. Një listë e vitit 2019 është 115 mijë anëtarë.

Në këtë listë gjeni me dhjetëra e dhjetëra jo anëtarë të PS, por edhe komisionerë të PS. Ka një listë të vitit 2021, me 75 mijë anëtarë, edhe ajo e pasaktë. Është lista e referendumit me 40 e ca mijë, ajo është e saktë. Komisioni e përdori aplikacionin me efikasitet, por s’ishte ajo baza. Ka një korpus aktiv. Ka një korpus pak më indiferent”, tha Berisha./m.j

Next Post
Valbona Selimllari, në një rrëfim të rrallë për fëmijët: Kanë “turp” të thonë që jemi fëmijët e Bonës

Valbona Selimllari, në një rrëfim të rrallë për fëmijët: Kanë "turp" të thonë që jemi fëmijët e Bonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com