• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarizohen 30 kandidatët për Topin e Artë 2018 dhe trofeun Kopa

by Java News
09/10/2018 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista e famshme franceze, “France Football” publikoi gjatë ditës së djeshme listën me 30 futbollistët, që do të jenë kandidatët për të fituar Topin e Artë 2018, çmimin më prestigjoz individual. Prej 10 edicionesh, ky trofe prestigjoz është fituar vetëm nga dy futbollistë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me nga 5 Topa të Artë secili, ndërsa këtë vit janë rritur pritshmëritë që hegjemonia e tyre të prishet.

Kjo pasi ka qenë pikërisht kroati Luka Modriç, ai që ka fituar çmimet Lojtari më i mirë i Vitit, si nga UEFA, ashtu edhe nga FIFA, ndërsa këtë herë është gjithashtu në listën e të nominuarve për të fituar edhe Topin e Artë.

Përveç Modriç, kandidatë potencialë që mund të thyejnë hegjemoninë e dyshes Messi-Ronaldo, janë edhe francezët Kylian Mbappe dhe Antoinne Griezmann, të cilët ishin protagonistë në Botërorin e fituar në Rusi dhe për më tepër, kanë një rol të rëndësishëm në skuadrat respektive.

Lista prej 30 futbollistësh të nominuar është ekskluzivitet i revistës “France Football”, ndërsa fituesi do të shpallet nga votat e një jurie ndërkombëtare, prej 173 gazetarësh (nga një për çdo shtet), të cilët e bazojnë votën e tyre në bazë të trofeve të fituar, kualitetit dhe karrierës së lojtarëve.

Çdo gazetar bën renditjen e 5 të preferuarve të tij, ku të parit i jep 6 pikë dhe të tjerëve, nga i dyti, te i pesti, u jep përkatësisht 4, 3, 2, dhe 1 pikë, ndërsa futbollisti që do të grumbullojë më shumë pikë, do të marrë edhe Topin e Artë, në një ceremoni spektakolare, që do të zhvillohet mbrëmjen e 3 Dhjetorit në kryeqytetin francez, Paris.

“Trofeu Kopa”
Këtë vit për herë të parë “France Football” do të japë edhe trofeun Kopa (në nder të ish futbollistit francez Raymond Kopa), ose ndryshe Topi i Artë për futbollistët nën 21 vjeç, çmim për të cilin janë nominuar 10 futbollistë, dhe për ta do të votojnë 33 fituesit e Topit të Artë ndër vite, që janë ende gjallë. /ma.me

Nominimet për Topin e Artë:

Nominimet për trofeun Kopa:

Next Post
FOTOT/ Martohet vajza e George Bush, ceremoni private me 20 të ftuar

FOTOT/ Martohet vajza e George Bush, ceremoni private me 20 të ftuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In