• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarisht nën hetim nga UEFA, Skënderbeu rrezikon shumë

by Java News
26/05/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu është zyrtarisht nën hetim nga UEFA. Klubi korçar e ka pranuar vetë dje, nëpërmjet një deklarate për shtyp, se është duke u hetuar nga UEFA për disa ndeshje të dyshuara si të trukuara, shkruan Panorama Sport.

Fillimisht është përfolur se sot institucioni i futbollit do të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje pas një hetimi 6-mujor. Por, pas seancës dëgjimore të djeshme të presidentit të skuadrës, Ardjan Takaj në UEFA, ekziston edhe një mundësi tjetër që organizimi i futbollit europian ta shtyjë me një ose disa ditë vendimin. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, maksimalisht deri në ditët e para të qershorit do të ketë një reagim zyrtar nga UEFA për çështjen në fjalë.

Çfarë rrezikon Skënderbeu

Flitet se dënimi ndaj klubit korçar nga Komisioni i Etikës pranë UEFA-s të jetë i rëndë. Gjasat janë që të shkojë deri në një përjashtim 5-vjeçar nga pjesëmarrja në Kupat e Europës. Por, përveç kësaj, institucioni i futbollit mund të bashkëpunojë me FSHF-në për këtë rast dhe të pasohet edhe me dënim tjetër në kampionatin shqiptar.

Ndëshkim që mund të jetë me heqje pikësh për sezonin e ardhshëm apo edhe më keq akoma me zbritje nga kategoria. Burimet flasin për një hetim të thelluar të UEFA-s në lidhje me disa ndeshje të Skënderbeut në Kupat e Europës gjatë sezonit të kaluar, në një kohë që klubi korçar në deklaratën e tij ka thënë se bëhet fjalë edhe për takime në kampionatin shqiptar.

Nëse provat e mbledhura nga UEFA vërtetohen dhe faktet ekzistojnë, dënimi pritet të jetë ekzemplar për gjashtë herë radhazi kampionët e Shqipërisë. Skënderbeu është i pari klub shqiptar që shkroi historinë në Kupat e Europës gjatë sezonit të kaluar. Korçarët arritën që, për herë të parë, një ekip shqiptar të merrte pjesë në grupet e Ligës së Europës.

Akuzat ndaj bardhekuqve nisën që pas ndeshjes në Irlandën e Veriut ndaj Crusaders ku portieri i skuadrës vendëse akuzoi hapur korçarët për tolerim në minutat e fundit, në një kohë që më pas hodhi dyshime edhe kompania Federbet pas sfidës Sporting-Skënderbeu, 5-1.

Panorama Sport/d.i.

Next Post

Ambasadorja meksikane përdor edhe në protokoll triçiklet në Indi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In