Një varr masiv është zbuluar në afërsi të Kievit, thotë një zyrtar ukrainas, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi dje se së shpejti Ukraina do të përballet me një betejë të vështirë në lindje të vendit ku Rusia po mbledh trupat e saj.
Sipas Taras Didych, varri masiv u zbulua pranë një stacioni karburanti në fshatin Buzova. Numri i të vdekurve ende nuk është konfirmuar.
“Tani ne po kthehemi në jetë, por gjatë sulmit në pikat e nxehta shumë civilë u vranë” tha ai.
/b.h