• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari i PD-së: Dënojmë skandalin e Salianjit me G.D, po i kushton opozitës

by Java News
13/02/2018 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Skandali që ka shkaktuar deputeti i PD-së Ervin Salianji me shtetasen G.D ka nxitur edhe reagimet e para të demokratëve të cilët janë shokuar nga kjo sjellje. Fill pas reagimit të Arben Ristanit i cili ftoi aktorët të reagojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të turpshme, kanë reaguar edhe mjaft të rinj që e shohin PD-në si alternativë më të mirë qeverisëse dhe s’mund të pajtohen me ngjarje të tilla.

Indrit Vokshi, drejtues i Departamentit të Rendit, Sigurisë e Luftës Kundër Kriminalitetit në PD Lezhë dhe anëtar Kryesie i i kësaj dege, thotë se do ishte e lehtë që sot të heshtej, por ai ndjen se nuk duhet heshtur. Vokshi shton se kjo ka kosto për Partinë Demokratike, e cila duhet të bindë njerëzit se është alternativë më e mirë. Ndërkohë, shton se veprimi i turpshëm i Salianjit fakton krejt të kundërtën.

“Mbi “mesazhet erotike” të deputetëve nën siglën e PD. Nuk lindëm me PD. Na bënë prindërit. Kur ishim të vegjël në shtëpi na thoshin se kryetari është Sali Berisha i cili glorifikohej si; burrë i ndershëm, familjar, profesor-doktorr, kardiolog i mirë, nuk pi as alkohol as drogë as duhan, nuk luan bixhoz as është imoral.

Por është trim. Ky ishte shembulli që na shërbehej, pra këto cilësi duhet të ndiqni. Njerëzit mund të mos ishin as aq trima, as aq të shkolluar e as ashtu si ai, mirpo ai përfaqësonte atë çka ata e vlerësonin megjithëse vetë nuk mund ta arrinin. Ndaj ishte ai përfaqësuesi i tyne. Sepse ishte diku më lart. Kjo është e vërteta.

Sot kur publikohet një bisedë si ajo që u publikua, shumkush mund të thotë se ata kanë jetën e tyne, ky ishte komunikim privat e në privat flasin çfarë të duan.

Sepse edhe ne flasim ndyrë; të hedhë gurin i pari kush nuk ka folur asisoji! Bukur si sqarim?

Mirpo PD dhe prestigji i saj nuk mund të barazohen me anën voluptoze të askujt prej nesh. Ata që mëtojnë ta përfaqësojnë ketë pjesë të popullit që simpatizojnë dhe votojnë PD, nuk mund t’i përfaqësojnë anën voluptoze e as ekseset në komunikim që i kemi të gjithë. Ata duhet të përfaqësojnë aspiratat, duhet të jenë diçka më mirë.

Shembull. Ai komunikim i kushton imazhit të partisë tonë. Mund ta kalojmë duke thënë se kështu po flasin të gjithë por, ky vend po vuan pikërisht prej veprimeve të këqija që janë përhapur aq shumë saqë nuk bëjnë aq përshtypje.

Se “po i bëjnë të gjithë”. Duhet bërë ajo çka s’po e bëjnë të gjithë.

Diçka ndryshe e cila të bëjë diferencën mes PD dhe të gjithëve edhe në kulturën e sjelljes përveçse në alternativat politike.

Sot secilit demokrat i vjen keq sepse sjellje të tilla i japin kosto publike partisë ku ai po investon kohën dhe kapacitetin. Është lehtë të heshtim por ndjej që nuk duhet heshtur,” nënvizon ai.

ma.me

Next Post
Bora shtyn sërish ndeshjen Tërbuni-Erzeni, ja si duket stadiumi

Bora shtyn sërish ndeshjen Tërbuni-Erzeni, ja si duket stadiumi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In