• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtari palestinez për planin e Trumpit: Ne nuk na kanë pyetur, nuk pranojmë imponime

by A R
30/09/2025 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur flet me Dimitri Dilanin, e kupton menjëherë pse plani i Donald Trump nuk do t’i pëlqejë palestinezëve, ose të paktën, jo plotësisht. Dilani është krahu i djathtë i Mohammed Dahlan, lideri i reformistëve të Fatahut që prej kohësh ndodhet në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ashtu si shefi i tij, edhe Dilani është kritik i ashpër i Autoritetit Kombëtar Palestinez (AKP), për të cilin kërkon prej vitesh një reformim të thellë. Po aq kritik është edhe ndaj Hamasit, i cili i ka marrë Dahlan-it një pjesë të konsiderueshme të bazës së tij në Gaza. Por mbi të gjitha, ai e urren politikën e Benjamin Netanyahut ndaj palestinezëve. Ai përgjigjet nga shtëpia e tij në Jerusalemin Lindor, në një intervistë për La Repubblica.

Netanyahu ka thënë “po”, tani radha është e Hamasit…

“Gabim. Netanyahu nuk ka thënë ‘po’. Ka falënderuar, ka lavdëruar, ka kërcënuar, por nuk ka thënë asnjëherë fjalinë ‘ne e pranojmë’. Ka bërë një nga marifetet e tij të zakonshme, duke luajtur me dykuptimësinë, dhe duke zhvendosur gjithë vëmendjen e mediave dhe të popullit të tij te Hamasi. Tani duket sikur ata duhet të thonë ‘po’, edhe pse vetë ai nuk e ka bërë këtë.”

Ka ndonjë element të këtij plani që palestinezët mund ta pranojnë?

“Sigurisht që ka: përfundimi i luftës, i gjenocidit, i urisë që po na vret fëmijët. Tërheqja e trupave izraelite nga Gaza. Ajo që po them është se fakti që ky plan as nuk është diskutuar me palestinezët, nuk na lejon të japim një përgjigje të qartë.”

Por është diskutuar me vendet arabe…

“Këtu ngrini një pikë shumë të rëndësishme. Fakti që është diskutuar me vendet arabe tregon se Mahmoud Abbas dhe qeveria e tij janë bërë të parëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. Vendet arabe si Egjipti, Jordania, Emiratet, Arabia Saudite dhe Katari, janë ato që në këto muaj kanë mbajtur mbi supe kauzën palestineze dhe e kanë mbrojtur, duke ia imponuar edhe Europës dhe SHBA-ve. Jo Abbas dhe qeveria e tij e kotë.”

Plani kërkon një reformë rrënjësore të AKP-së…

“Këtë e kërkojmë edhe ne reformistët e Fatahut dhe shumë palestinezë të tjerë prej kohësh. Dhe tani është më urgjente se kurrë. Nëse më lejoni, ka një pikë në plan që e konsideroj thellësisht fyese dhe që konfirmon sa e parëndësishme është bërë AKP-ja.”

Na lini të hamendësojmë: Tony Blair… nuk është shumë i dashur mes palestinezëve…

“Jo. Nuk dua të ndalem te emrat. Nuk po diskutoj personin. Po diskutoj faktin se askush nuk mund të vendosë se kush duhet të ketë juridiksion mbi çështjet palestineze, përveç vetë palestinezëve. Çdo strukturë qeverisëse e përkohshme, pavarësisht se kush e drejton, duhet të miratohet nga palestinezët dhe me konsensusin e të gjitha forcave politike, përfshirë Hamasin dhe AKP-në, por jo vetëm ata. Nuk mund të pranojmë që të na imponohet një entitet kundër vullnetit tonë. Është një fyerje që një vend që e quan veten demokratik, si SHBA-të, që e propozojnë një gjë të tillë pa na ulur në tryezë. Është ç’njerëzore. Problemi është në parim, jo në emër.”

Do të pranoni që vetëm SHBA-të kishin fuqinë për ta detyruar Netanyahun të bëjë lëshime…

“SHBA-të kanë qenë për 30 vite një ndërmjetësues i njëanshëm. Fakti që e kanë diskutuar planin për ditë me Izraelin, ndërsa pala tjetër as nuk e ka marrë zyrtarisht, thotë gjithçka.”

Plani parashikon një zbatim shumë të shpejtë. Çfarë prisni të ndodhë në orët e ardhshme?

“Pres që Netanyahu të përdorë marifetet e tij të zakonshme. Të bëjë gjithçka në terren që ta bëjë këtë plan të papranueshëm për Hamasin, në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. E kemi parë se çfarë bëri në Doha, ndaj negociatorëve që ishin mbledhur për të diskutuar një version të mëparshëm të marrëveshjes.”

Intervistë e dhënë për La Repubblica

Next Post
E pushoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellësit në Kavajë

E pushoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellësit në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In