• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari i lartë i PD: Topalli e Patozi të bëjnë mocion mosbesimi ndaj Bashës!

by Java News
28/04/2018 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të komentuar debatet dhe atë se çfarë pritet që të ndodhë nesër, Fatbardh Kadilli, sekretar i burimeve njerëzore në PD ishte i ftuar në studion e Report Tv. Fatbardh Kadilli, sekretar i burimeve njerëzore në PD.

Nesër do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD ku pritet që të votohet statuti i ri i miratuar në Këshill mes shumë debateve dhe polemikave, veçanërisht për postin e kryetarit, pasi sipas kritikëve brenda së djathtës, Basha ‘blindohet’, që do të thotë se edhe nëse humbet nuk largohet.

Për të komentuar debatet dhe atë se çfarë pritet që të ndodhë nesër, Fatbardh Kadilli, sekretar i burimeve njerëzore në PD ishte i ftuar në studion e Report Tv. Ai tha se statuti sjell ndryshime të reja, ndërsa shtoi se në disa nene janë reflektuar edhe propozimet nga kritikët. Referuar deklaratave të Topallit se me statutin e ri Basha përjetësohet në krye të PD, Kadilli u shpreh se nëse duan kritikët të paraqesin një mocion kundër kryetarit dhe më pas është Kuvendi që vendos.

“Statuti sjell ndryshime të mëdha. Një nga cëshjet më të debatuara ka qenë lista, ndërsa tani do të jetë transparente dhe duhet të konsultohet me anëtarët. Kemi propozuar që disa kompetenca të kalojnë nga Kryesia te Këshilli Kombëtar dhe shumë vendime. Këshillit i është dhënë e drejta që të prodhojnë kandidatura alternative për Kryesinë. Statuti ka një element me rëndësi, kryetari zgjidhet nga baza, por nëse partia nuk është e kënaqur ekziston garancia si shkarkohet, nëse Këshilli miraton me 50+1 një mocion mosbesimi dhe i paraqitet Kuvendit Kombëtar dhe ky i fundit ka të drejtë ta shkarkojë me 50+1. Vlerësimin ia kemi dhënë këshillit kombëtar, instrumenti për të larguar një kryetar ekziston në këtë statut. Dikujt që nuk i pëlqen kryetari të bindë së pari Këshillin Kombëtar më pas Kuvendin Kombëtar. Basha u rikonfirmua me votën e 60 mijë anëtarëve. Në këshillin kombëtar janë diskutuar mundësitë, ata që janë kundër të paraqesin mocion mosbesimi, të provojnë sa i bindin demokratët. Jozefina apo kushdo tjetër të bindë demokratët”, tha Fatbardh Kadilli

Por çfarë ndodh nëse kritikët do të krijojnë një parti të re?

“Nëse marrin vendime të kësaj natyre bëjnë gabim, pasi kanë një investim politik dhe do të ishte mirë ta mbronin dhe ta mbanin. Jashtë parlamentit jam edhe unë. Ishin dhe janë, dhe jemi figura. Po të ishte për hierarki jam unë para asaj, se kam një funksion, por ne nuk po flasim personalisht. Ata kanë dhënë dhe kanë marrë nga partia. Kontributet duhet t’i kthejnë. Nesër secili do të ishte mirë të mbronte dhe konsolidonte imazhin, sepse vetëm kështu mund të bashkohemi. Në tekstin e statutit ka fraza sikur u propozuan dhe kërkuan nga Lëvizja për Ringritjen e PD”

Rama deklaroi në asamble se nëse do të zhvilloheshin zgjedhjet sot, PS do të fitonte përballë opozitës, por Kadilli thotë se PS është e rrënuar dhe në krizë.

“Është shqetësuese, pasi kthehet nga Berlini dhe mbaron ftesën për opozitën fillon sulmin. PS ka një krizë dhe po e maskon duke thënë se ministrat që janë edhe drejtues politik kanë dy kunguj dhe mund të largohen. Sot ai e shfrytëzoi datën e mbledhjes së Kuvendit që analiza të mos prekë krizën e PS. Ajo parti po shkon drejt rrënimit:, deklaroi Kadilli

Por a ka filluar PD të mendojë për zgjedhjet lokale dhe a ka një emër për Tiranën?

“Ne nuk kemi një emër, ndoshta duhet të nxitojmë, fushatat janë më të gjatë, fillojnë më herët. Kemi qenë në krah të protestave”

Next Post
Mbrojtja nga dielli, këshilla që nuk duhen nënvlerësuar

Keni bërë plane për plazh nesër? Zbuloni se si do të jetë moti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullore e re e GjKKO nga 1 shtatori: Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

Rregullore e re e GjKKO nga 1 shtatori: Gazetarët duhet të marrin leje për të ndjekur seancat, s’lejohen telefonat e kamerat

August 4, 2026
“Epsteini” ynë

Drejtësia që do gjyqe popullore, por jo gjyqe të hapura për popullin

August 4, 2026
Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

August 4, 2026
Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

August 4, 2026
Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

August 4, 2026
Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

August 4, 2026
Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

August 4, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

August 4, 2026
Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

August 4, 2026
Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com