• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zyrtari i Vetëvendosjes: SHBA do të ndajë Kosovën, jo me luftë por me lobim serbo-rus

by Java News
07/04/2020 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje sulmon SHBA duke e akuzuar se po tenton të ndajë Kosovën përmes lobimeve serbo-ruse dhe viktimë e saj mbeti qeveria e Albin Kurtit. Një deklaratë shumë e fortë nga Vetëvendosja dhe aspak e pritshme kundrejt SHBA-së, vendit që nisi luftën që Kosova të gëzonte sot pavarësinë nga Serbia.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Feraj akuzon të dërguarin special të Donald Trump për Ballkanin, Richard Grenell, se është përgjegjës për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe se kërkon të ndajë Kosovën jo përmes luftës, por me lobime serbo-ruse. Për lobime të tilla në Kosovë, Feraj akuzon Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe mediat që lobojnë pro tyre.

“Çështje lobesh e zgjedhjesh: SHBA nuk e copëtojnë Kosovën drejtpërdrejt, siç lë të kuptohet lobi serbo-rus dhe paranojak në Kosovë, sepse një ndërhyrje e armatosur në Ballkan do të nxiste reagim ndërkombëtar e rajonal që ia ngre koston tej fitimit (parimi maximin në politikën e jashtme).

– Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre.

– Prandaj kthimi i përballjes me pandeminë në temë qendrore të zgjedhjeve dhe rizgjimi i aleatëve të Kosovës në SHBA na favorizojnë. Por kurrsesi nuk duhet të na pakësojnë veprimin dhe organizimin tonë. Sepse, pa mbështetjen tonë brenda Kosovës, as aleatët tanë në SHBA nuk mund të na garantojnë suksesin përballë koalicionit të Vuçiqit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt dhe medies së tyre.

– Suksesin tonë përballë Serbisë e garanton vetëm demonstrimi dhe manifestimi publik dhe i fuqishëm i vendosmërisë mbarëpopullore e mbarëkombëtare kundër lobit serbo-rus brenda Kosovës, dhe në mbështetje të Vetëvendosjes! Adresa dihet: Albin Kurti dhe qeveria e tij fuqiplotë e Kosovës.

– Vetëm kështu kostoja e copëtimit të mëtejshëm të Kosovës rritet më shumë se fitimi. Dhe mjeti i realizimit të tij, lobi serbo-rus brenda Kosovës bëhet i papërdorshëm”, shkruan Feraj. /e.s/

Next Post
Covid-19 prek qeverinë e Maqedonisë së Veriut, infektohen 12 punonjës të Ministrisë së Brendshme

Covid-19 prek qeverinë e Maqedonisë së Veriut, infektohen 12 punonjës të Ministrisë së Brendshme

Comments 1

  1. Buron Gushnica says:
    6 years ago

    …komplet idiot. Magallomania e këtij idioti njihet prej shumë vitesh në ambientet e Tiranës. Pir në qoftë se edhe udhëheqja e VV, ndan këto mendime dhe opinione si ky individuals, atëherë vërtet punët nuk janë mirë. Për mendimin tim udhëheqja e VV, duhet urgjentisht të distancohet nga opinionet e këtij individi që për mua duhet të etiketohet COVID 19….ndryshe “..e ka marrë ferra uratën”. Në rast se para 8 muajve VV mori 29 deputetë, me këto deduksione gjoja filozofike, në zgjedhjet e pritshme me shumë gjasa do mbetet jashtë parlamentit të Kosovës..uroj me gjithë shpirt të ndodhë e para…

    Reply

Leave a Reply to Buron Gushnica Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

January 25, 2026
Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In