• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtari i lartë i BE, thirrje Rusisë: Rinovoni marrëveshjen e drithërave, eksporti nga Ukraina në Detin e Zi duhet të jetë i sigurt!

by Java News
26/08/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje Rusisë që të rinovojë marrëveshjen për drithërat, në mënyrë që të mundësohet eksporti i sigurt i drithërave ukrainase përmes porteve të Detit të Zi.

Muajin e kaluar, Rusia u tërhoq nga kjo marrëveshje.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se kufizimet ruse në eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi po krijojnë probleme jo vetëm për Kievin, por edhe për shumë shtete në zhvillim.

Rusia po i përdor “drithërat si armë”, tha Dombrovskis, i cili është në Indi, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë të grupit të 20 shteteve më të industrializuara (G20).

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, të Turqisë, për nismën e drithërave të Detit të Zi”, tha ai për gazetarët, duke shtuar se blloku evropian po fron rrugën alternative tregtare – që ndryshe po quhen edhe si rrugë të solidaritetit – të cilat Ukraina po i përdor për të eksportuar drithëra dhe produkte të tjera.

Turqia është duke tentuar që ta bindë Moskën që të kthehet në marrëveshje, e cila u ndërmjetësua nga Ankaraja dhe OKB-ja vitin e kaluar. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha më herët gjatë javës sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, se Rusia do të kthehet në marrëveshje vetëm nëse Perëndimi përmbushë obligimet e tij ndaj Moskës./m.j

Next Post
VIDEO/ Balla: Publiku, partneri kryesor i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të qytetarëve

VIDEO/ Balla: Publiku, partneri kryesor i Policisë së Shtetit në mbrojtjen e vendit dhe të qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In