• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari i lartë belg: Shqipëria, një vend i sigurt

by A R
24/01/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministrja e Brendshme Voda priti sot Freddy Roosemont, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë, me qëllim rritjen e thellimin e bashkëpunimit për të parandaluar e frenuar fenomenin e azil kërkimit të shtetasve shqiptarë në Belgjikë.

Në fokus të takimit ishte pikërisht çështja e migracionit, çështjet e migracionit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE, po kryesisht, sigurisht shtetit belg.

“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm gjatë vitit 2018 dhe palët u angazhuan që këtë bashkëpunim ta mbajnë dhe forcojnë edhe më tej gjatë vitit në vijim. Gjatë vitit 2018, numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në Belgjikë, ra me rreth 20 %. Ndërsa numri i shtetasve të riatdhesuar është rreth 540 shtetas përgjatë 2018, përmes fluturimeve të posaçme”, tha Voda.

Po asht ajo shtoi se gjatë vitit 2018, kemi një rënie që është një shenjë shumë e mirë, të kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë drejt Belgjikës.

Më tej, Voda tha se kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë përsa i përket rritjes së numrit të operacioneve të riatdhesimit dhe gjithashtu Roosemont tha që do të kemi dhe mbështetjen tonë për sa i përket vazhdimit të një fushate intensive komunikimi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë me shtetasit shqiptarë për t’i informuar ata për pasojat e migracionit të paligjshëm. I njëjti bashkëpunim i mirë si gjatë vitit 2018 do të vazhdojë edhe në vitin 2019 dhe ajo çfarë ne u bëjmë thirrje besoj të gjithë shtetasve shqiptarë edhe njëherë është: Mos migroni në mënyrë të parregullt pasi shanset për të kërkuar azil në Belgjikë janë zero! Ju lutem përdorni rrugët e ligjshme, rrugët e migrimit të sigurt!”

Nga ana e tij, Drejtorit Roosemont u shpreh se “kam ardhur këtu për të falënderuar autoritetet shqiptare për bashkëpunimin shumë të mirë. Kemi punuar shumë mirë së bashku vitin e kaluar dhe jam tepër i sigurt që ky bashkëpunim shumë i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

“Shqipëria është një vend i sigurt, një vend demokratik, një vend që nuk ka probleme. Për këto arsye u rekomandoj shtetasve shqiptarë që vijnë në Belgjikë, të vijnë si udhëtarë normalë për çështje biznesi, turistike, për të takuar familjarët e tyre në Belgjikë, por jo për të paraqitur kërkesë për azil”, tha ai.

Gjithashtu, Roosemont  theksoi se  gjatë vitit 2018 edhe shifrat e refuzimit në kufi, edhe shifrat e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë janë ulur ndjeshëm dhe jam i sigurt që në rast se shtetasit shqiptarë do të reflektojnë ndaj kësaj dukurie”. /a.rada

Next Post
Teatri “Skampa”, së shpejti me një pamje të re

Teatri “Skampa”, së shpejti me një pamje të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

September 21, 2026
Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

September 21, 2026
“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

September 21, 2026
Si po përgatitet PDK-ja si alternativë qeverisëse përballë Albin Kurtit?!

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

September 21, 2026
Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

Bardhi kundër anëtarësimit sa më parë: Do bëhemi europianë kur institucionet të funksionojnë sipas standardeve të BE

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com