• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Zyrtari i KE-Gruevskit: Ju përgjegjës për dhunën, largohuni me turp nga politika!

by A R
28/04/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ndërmjetësuesi belg për zgjidhjen e krizës Piter Vanhaute i ka shkruar letër të hapur ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Ai ika kërkuar atij të largohet nga politika pas ngjarjeve të turpshme që u orekstruan dje nga partia e tij.

vanhoute

Letra e hapur e Vanhautes:

Zotëri Gruevski, Ngjarjet e djeshme që ndodhën në Shkup, për çka ju mbani përgjegjësinë kryesore, pasi që ju jeni ata të cilët iniciuat dhunën, do të mbahet mend si një ditë tjetër e zezë e historisë së Maqedonisë. Të qartësoj: përdorimi i dhunës për të penguar procedurat demokratike në Parlament është i papranueshëm. Jam i vetëdijshëm se VMRO ende është partia më e madhe në Parlament, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk keni mundësi që të formoni shumicës parlamentare. Dhe kjo është ajo që ju zotëri Gruevski dhe partia juaj duhet ta pranoni. Nuk është puna që ti fitosh zgjedhjet dhe kështu të fitosh edhe Qeverinë. Sot, ju jeni partia më e madhe opozitare në Parlament pasi ju e humbët shumicën parlamentare dhe kështu e humbët edhe Qeverinë. Asnjë formë e dhunës nuk do ta ndryshojë këtë fakt. E di se është shumë lehtë ti fajësoni të tjetër për ngjarjet e djeshme. Ndoshta këtë do ta merrni si shkas për një arrestim masiv të pjesëtarëve të opozitës. Të paktën nuk do të habitesha nëse ky do të ishte hapi juaj i radhës. Konferenca juaj e mbrëmshme ishte një turp, diçka e pavlefshme për një lider partie demokratike. Në vend që të mbronin vlerat e vërteta demokratike, dje pamë një demokraci të shkatërruar, në duart e anëtarëve të partisë suaj dhe një grupi të kriminelësh. Ju zotëri Gruevski është koha që ta pranoni disfatën dhe ta lëshoni skenën politike, në pritje të një hetimi të rrënjësishëm për veprimet tuaja dhe të bashkëpunëtorëve tuaj.

Next Post
Sulmi në Londër, Meta ngushëllon homologun britanik

Meta telefonon Talat Xhaferrin: Keni mbështetjen tonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In