• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zyrtari i Departamentit të Sigurisë në SHBA takime Tiranë me krerët e policisë

by A R
17/12/2016 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Policisë së Shtetit Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa  dhe drejtues të tjerë të Lartë të Policisë, kanë pritur në një takim Ndihmëssekretarin për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Oficer i Lartë Diplomatik në Departamentin e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, Alain Bersin dhe delegacionin që e shoqëronte.

Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit Jaupi, ka shprehur mirënjohjen dhe falenderimet edhe në emër të Drejtorit të Policisë së Shtetit, për ndihmën dhe bashkëpunimin e Departamentit Amerikan përmes ICITAP, duke theksuar trajnimet e vazhdueshme për oficerët e Policisë Shqiptare dhe mbështetjen në sistemet e shkëmbimit të të dhënave biometrike, që ka përafruar teknologjinë bashkëkohore në punën e Policisë dhe ka sjellë rezultate në rritje, në finalizimin e shumë operacioneve.

“Shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e marrë nga Departamenti Amerikan përmes ICITAP. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi me sektorë të ndryshëm si DEA dhe agjenci të tjera ligjzbatuese amerikane. Gjithashtu kemi patur dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të ICITAP në shtrirjen e sistemit TIMS pas vitit 2004. Përmes tyre jemi përafruar me teknologjinë bashkëkohore dhe rezultate më të shpejta përmes shkëmbimit në kohë reale të informacionit.

Suporti ka ardhur në vazhdim gjatë viteve, përmes trajnimeve të ndryshme nga ICITAP dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Ambasadën Amerikane, sërish me trajnime për oficerët e Policisë Shqiptare. Vlen të theksohet bashkëpunimi mjaft i mirë në drejtim të informacionit në luftën kundër elementeve radikalë dhe terrorrizmit”.

Në fjalën e tij Oficeri i Lartë Diplomatik z. Bersin, ka përmendur impaktin pozitiv për punën e Policisë Shqiptare, të marë nga bashkëpunëtorët e tij, dhe ka theksuar se Policia Shqiptare do të përfitojë një sistem të dhënash të përbashkëta në nivel operacional, si një asistencë mjaft të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar veçanërisht në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore.

“Qëllimi ynë është që Shqipëria të jetë vendi i parë që përfiton nga shkëmbimi dhe verifikimi i të dhënave biometrike duke patur kështu mundësinë të shfrytëzojë të dhënat e sistemit tonë në një kohë shumë të shkurtër, në nivel operacional. Për luftën kundër terrorizmit kemi patur një shkëmbim shumë të mirë me zyrën tuaj këtu në Shqipëri. Janë zhvilluar trajnime për oficerët e Policisë Shqiptare kundër trafikimit të qënieve njerëzore, dhe mund të bëjmë më shumë në këtë drejtim pasi është një prioritet për ne”.

Zyra jonë është këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur me trajnime në çështjet e sipërpërmendura. Çdo gjë ka ecur gradualisht dhe në rendin e duhur”.

Në fund të takimit Jaupi ka falenderuar edhe një herë z. Bersin, për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Next Post
“Nanon e Berishën i kemi peshqesh nga Ramiz Alia”, rrëfimi i profesorit socialist Servet Pëllumbi

"Nanon e Berishën i kemi peshqesh nga Ramiz Alia", rrëfimi i profesorit socialist Servet Pëllumbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

Kukësi zgjohet nën pushtetin e mjegullës! Vështirësohet lëvizja e automjeteve

November 7, 2026
SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

SPAK çon për gjykim organizatën kriminale shqiptare, si funksiononte grupi që trafikoi mbi 60 tonë kokainë, 16 të pandehur, 9 mln euro pasuri të sekuestruara

November 7, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In