• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari grek i KE-së reagon për Belerin: Nuk është vonë për të korrigjuar padrejtësinë që i është bërë

by Java News
15/08/2023 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, njëkohësisht edhe eurodeputet i zgjedhur i Greqisë, ka reaguar sërish sa i takon çështjes së arrestimit të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, duke e quajtur ndalimin e tij si “krejtësisht anti-evropian”.

Beleri u arrestua dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 14 majit 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, nën akuzën e shitblerjes aktive të votës.

Por, për Schinas, ndalimi nuk ka qenë në frymën e duhur ligjore, por në atë politike.

Përmes një videoje të regjistruar, ai lëshoi një mesazh gjatë demonstratës së djeshme, të mbajtur nga shoqata Omonia në Himarë, për lirimin e Belerit.

“Ky është themeli për të gjithë ata që duan të bëhen anëtarë të familjes sonë të madhe evropiane. Dhe Shqipëria nuk mund të jetë një përjashtim nga kjo.”

Komisioneri shtoi se i ka kërkuar kolegut të tij përgjegjës për zgjerimin e BE-së “t’i bëjë të qartë Shqipërisë se kjo çështje nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrierë, mur, për aspiratat europiane të vendit dhe të popullit shqiptar”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri “të mos këmbëngulin në një taktikë që nuk është në interes të vendit të tyre, që nuk është në interes të aspiratave evropiane të popullit shqiptar”.

“Ka humbur shumë kohë, por edhe tani, në këtë moment të fundit, nuk është vonë për të korrigjuar padrejtësinë që i është bërë Fredi Belerit. Sepse ajo që po ndodh me Fredin është thellësisht anti-evropiane.

“Kam besim se Fredi do të jetë në gjendje të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës, pa asnjë opsion tjetër të pranueshëm për Bashkimin Evropian.

Kryebashkiaku i Athinës Kostandinos Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe kryetarët e bashkive Igumenicë dhe Korfuz, protestuan një ditë më parë në Himarë dhe kërkuan lirimin e Fredi Belerit. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

/f.stafa

Next Post
Begaj uron Pavarësinë e SHBA: Të ndërtojmë një të ardhme që të forcojmë vlerat e demokracisë

Begaj nuk dekreton, ligji për studentët e mjekësisë dhe legalizimin e kanabisit mjekësor hyjnë në fuqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

October 31, 2026
“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

October 31, 2026
Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

October 31, 2026
Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

October 31, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

October 31, 2026
Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

October 31, 2026
Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

October 31, 2026
Aksident dramatik në “Luginën e Drinit të Zi”, automjeti del nga rruga, plagosen dy persona!

Aksident dramatik në “Luginën e Drinit të Zi”, automjeti del nga rruga, plagosen dy persona!

October 31, 2026
Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In