• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtari amerikan: SHBA e hapur për të biseduar me Rusinë për stërvitjet ushtarake dhe raketat

by Java News
08/01/2022 23:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë të përgatitur të diskutojnë me Rusinë në bisedimet për Ukrainën, mundësinë që secila palë të kufizojë stërvitjet ushtarake dhe dislokimin e raketave në rajon, tha të shtunën një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Në prag të bisedimeve të rëndësishme mes të dyja palëve që do të nisin të hënën në Gjenevë, zyrtari i lartë i administratës Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë të hapura të diskutojnë kufizime të mundshme në dislokimet e trupave amerikane ose praninë e forcave amerikane në vendet e NATO-s në rajon.

Bisedimet e Gjenevës, që do të pasohen nga sesione të tjera në Bruksel dhe Vjenë, synojnë shmangien e një krize. Presidenti rus Vladimir Putin ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar shqetësim për një ndërhyrje të mundshme.

Nuk është e qartë nëse SHBA dhe aleatët e saj evropianë do të bëjnë përparim në bisedimet me Moskën. Presidenti rus Putin do që t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s drejt lindjes si edhe ka kërkuar garanci për siguri, kërkesa që Shtetet e Bashkuara thonë se janë të papranueshme.

Por zyrtari i lartë amerikan, duke informuar gazetarët përpara bisedimeve, tha se ka disa fusha që paraqesin një mundësi për emërues të përbashkët.

“Çdo diskutim për ato drejtime me interesa të përbashkërta ku mund të jemi në gjendje të bëjmë përparim, do të duhet të jetë në baza reciproke,” tha zyrtari. “Të dyja palët do të duhet të ndërmarrin në thelb të njëjtin angazhim.”

Rusia thotë se ndihet e kërcënuar nga perspektiva e vendosjes së sistemeve të raketave sulmuese nga Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, pavarësisht nga garancitë e Presidentit Joe Biden se ai nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

“Pra, kjo është një fushë ku ne mund të jemi në gjendje të arrijmë një mirëkuptim nëse Rusia është e gatshme të ndërmarrë një angazhim të njëjtë,” tha zyrtari.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të gatshme të diskutojnë mbi vendosjen e kufizimeve në stërvitjet ushtarake në rajon nga të dyja palët, tha zyrtari.

“Ne jemi të gatshëm të eksplorojmë mundësinë e kufizimeve reciproke në përmasat shtrirjen e stërvitjeve të tilla, përfshirë si ato bombardierë strategjikë pranë territorit të njëri-tjetrit, edhe stërvitjet tokësore,” tha zyrtari.

Zyrtari tha se Uashingtoni është i hapur për një diskutim më të gjerë mbi vendosjen e raketave në rajon, pasi administrata e mëparshme e ish-presidentit Trump u tërhoq në vitin 2019 nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimi SHBA-Rusi të vitit 1987, duke akuzuar Moskën se po e shkelte marrëveshjen.

A do të ndikojë situata në Kazakistan tek bisedimet për Ukrainën?

Vendimi i Rusisë për të dërguar trupa pararojë në Kazakistan, ku një goditje ndaj protestave të dhunshme antiqeveritare ka lënë dhjetëra të vdekur, e shton pasigurinë për bisedimet e javës së ardhshme mbi Ukrainën.

Pikëpyetja është nëse trazirat në Kazakistan i kanë ndryshuar llogaritë e presidentit rus Vladimir Putin ndërsa ai shqyrton opsionet e tij në Ukrainë.

Disa thonë se zoti Putin mund të mos dojë të përfshihet në dy konflikte në të njëjtën kohë, ndërsa të tjerë thonë se Rusia ka kapacitetin ushtarak për t’i bërë të dyja, se vendimi nëse ai do të sulmojë Ukrainën, është i shkëputur nga situata në Kazakistan.

Si Kazakistani dhe Ukraina janë ish-republika sovjetike që zoti Putin ka është përpjekur t’i mbajë nën ndikimin e Moskës, por me rezultate shumë të ndryshme.

Ukraina, një vend që aspiron demokracinë dhe që është kthyer me vendosmëri drejt Perëndimit, është përfshirë në konflikt vdekjeprurës me Rusinë që kur Putini pushtoi Krimenë në vitin 2014 dhe mbështeti një kryengritje në rajonin lindor të Donbasit.

Nga ana tjetër, Kazakistan është qeverisur në tre dekadat që nga rënia sovjetike nga autokratë që kanë mbajtur lidhje të ngushta sigurie dhe politike me Rusinë.

I pyetur për Kazakistanin dhe Ukrainën të premten, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken tha se ai nuk donte t’i “përziente këto situata”.

“Faktorët që po nxisin atë që po ndodh në Kazakistan kanë të bëjnë me çështjet ekonomike dhe politike,” tha zoti Blinken. “Ajo që po ndodh atje është e ndryshme nga ajo që po ndodh në kufijtë e Ukrainës.

“Megjithatë, historia na mëson se kur rusët hyjnë në një vend, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i detyrosh të largohen,” tha zoti Blinken.

Ministria e Jashtme ruse reagoi ashpër të shtunën ndaj komentit të tij, duke thënë se në vend të që bëjë deklarata të tilla, zoti Blinken duhet të reflektojë për ndërhyrjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën.

Next Post
Qipro/ Delta bashkohet me Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid

Qipro/ Delta bashkohet me Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com