Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e vogla ushtarake kishin depërtuar në qytet. Para deklaratave të tij, disa pamje qarkulluan duke treguar disa makina ushtarake ruse po lëviznin nëpër rrugët e qytetit verilindor, shkruan BBC.
Z. Sinegubov iu ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit. “Mos dilni nga banesat! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë.”











