• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zyrtarët subjekt deklarimi pasurie, edhe bashkëjetuesit detyrohen të dorëzojnë formularin

by Java News
30/03/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i ri për deklarimin e pasurive ka përfshirë në listë edhe bashkëjetuesit apo bashkëjetueset e zyrtarëve të zgjedhur, që sipas ligjit kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje pro/ligjin për “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, me disa ndryshime në krahasim me ligjin që është në fuqi aktualisht.

Në nenin 6 të ligjit që do të kalojë në Parlament është vendosur një dispozitë e re, që detyron që edhe bashkëjetuesit të deklarojnë të ardhurat e tyre, në fillim dhe në fund të mandatit të zyrtarit me të cilin bashkëjetojnë. Ky ndryshim u arsyetua i saktë nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilët u shprehën se sot shumica e çifteve të reja bashkëjetojnë, pa lidhur martesë në gjendjen civile.

“I vetmi ndryshim është se bashkëjetuesi, bashkëjetuesja do të deklarohet në fillim të detyrës dhe në largim. Është normale se shumica e çifteve të reja bashkëjetojnë, nuk kanë martesë në zyrën civile, shkruan Shekulli.

Nga data 1 janar deri në datën e largimit nga funksioni”, tha kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi. Një ndryshim i dytë do të jenë masat ndëshkuese për inspektorët që publikojnë informacione të klasifikuara. Sipas ligjit të ri, punonjësit e ILDKPKI-së do të pajisjen me certifikatë sigurie, ndërsa deputeti i LSI-së, Luan Rama propozoi masa ndëshkuese për ata që nxjerrin informacion sensitive të pasurive, në kundërshtim me ligjin.

“Në parim logjikën e kuptoj, por a parashikon ligji sanksione ndaj përfaqësuesit të ILDKPKI-së nëse rezulton që keqpërdoret ose abuzon me autoritetin që i jep ligji për të pasur akses tek ky lloj informacioni?”, u shpreh Rama.

Pas debatesh, u vendos vendosja e sanksioneve në ligj dhe jo dënimi i keqpërdoruesve sipas ligjit për informacionin e klasifikuar, siç funksionon aktualisht. Një ndryshim i tretë, lidhet me mandatin e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKP-së.

Sipas ligjit që u miratua dje në Komisionin e Ligjeve, Inspektori i Përgjithshëm nuk do të ri më në post për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje, por vetëm 7 vjet dhe nuk do të ketë të drejtë të riemërohet. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligjit po ashtu do u mundësohet subjekteve që të deklarojnë pasuritë edhe në mënyrë elektronike./a.m.

Next Post
Shkencëtarët: Këto janë ushqimet për përmirësimin e spermës

Shkencëtarët: Këto janë ushqimet për përmirësimin e spermës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In