• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtarët e SHBA: Irani synoi të vriste forca amerikane, ja pse i lëshoi 16 raketat balistike

by Java News
09/01/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët amerikanë thanë se ata besojnë se Irani kishte për qëllim të vriste trupa amerikane gjatë sulmit me raketa balistike ndaj dy bazave në Irak që strehojnë forca amerikane. Njoftimet vijnë ndërsa një ditë më parë Presidenti Donald Trump tha se Irani “duket se është tërhequr” nga një konflikt i ri me SHBA-në.

“Besojmë se raketat balistike që u qëlluan ndaj bazave amerikane, kishin për qëllim të vrisnin amerikanë”, tha Nënpresidenti Mike Pence të enjten gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC. “Ne kemi informacione zbulimi që tregojnë se ky ishte qëllimi i iranianëve”, shtoi ai.

Pohimi i zotit Pence i bën jehonë komente të bëra të mërkurën nga udhëheqësi i lartë ushtarak, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane gjenerali Mark Milley. Ai u tha gazetarëve në Pentagon se: “vendi i goditjes ishte shumë pranë personelit dhe pajisjeve dhe bazuar nga ajo që pashë e që di, ata kishin për qëllim të shkaktonin dëme strukturore, të shkatërronte automjete, pajisje, avionë dhe të vriste personelin”, shtoi ai.

Si pasojë e sulmit me 16 raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të lëshuara nga tre baza brenda Iranit nuk u plagos asnjë forcë amerikane. Por gjenerali Milley tha se fakti që nuk pati viktimave, ka të bëjë më shumë me teknikat mbrojtëse të forcave amerikane, sesa me qëllimin e sulmit, siç u shpreh ai.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se dëmtimet në bazën e al-Asad-it nuk ishin të mëdha, duke shtuar se nuk pati viktima, qofshin ato amerikane, forca të koalicionit, apo punonjës civilë.

Të enjten Irani i hodhi poshtë njoftimet që vijnë nga SHBA-ja lidhur qëllimin e sulmit të tij me raketa.

Mediat shtetërore citonin gjeneral brigade Amir Ali Hajizadeh, kreun e Forcës Ajrore të Gardës Revolucionare të ketë thënë se: “ne nuk kishim për qëllim të vrisnim. Ne synuam të godisnim makinerinë ushtarake të armikut. Ai përsëriti pretendimin e qeverisë iraniane se ” dhjetëra njerëz ishin vranë apo plagosur”, si pasojë e sulmit.

Në një fjalim televiziv të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë zoti Trump sinjalizoi se SHBA-ja nuk do të ndërmarrë veprime ushtarake në përgjigje të sulmeve, por do të vendosë sanksione të ashpra shtesë ekonomike kundër Iranit.

Teherano i lëshoi raketat në drejtim të Irakut të mërkurën herët në mëngjes me orën lokale, në shenjë hakmarrjeje për sulmin me dron të urdhëruar nga Presidenti Trump, sulm që vrau komandantin e forcave elitë iraniane “Quds” Qassem Soleimani. Udhëheqësi amerikan ka thënë se Soleimani “ishte përgjegjës për disa nga mizoritë më të mëdha” në Lindjen e Mesme. /e.s/

Next Post
Kaldara rikthehet tek Atalanta, tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj drejtuesve: Jeni kthyer në “vegël”

Kaldara rikthehet tek Atalanta, tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj drejtuesve: Jeni kthyer në “vegël”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In