• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zyrtarët e Metës dhe Monës menaxhuan inceneratorët”/ Veliaj për McGonigal: Një stuhi në gotë, Berisha uli Fazlliç në Këshillin e Sigurimit

by Java News
08/02/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se Tirana sot është shumë herë më e pastër se në kohën kur Bashkia drejtohej nga koalicioni Meta-Berisha. Duke folur në Neës 24 për inceneratorët, ai tha se kanë qenë pikërisht ish-ministrat dhe ish zyrtarët e LSI-së ata të cilët kanë menaxhuar gjithë këtë proces.

“Në të gjitha sondazhet janë nën 2%, në zhdukje, dhe sigurisht siç ndodh tipikisht në raste të tilla, sa më i vogël bëhesh, aq më i dhunshëm dhe vulgar bëhesh. Kështu që, unë ia qaj vërtet hallin. Thonë të njëjtat gjëra thjesht me një logo tjetër. Si ka mundësi që deri në vitin 2019, LSI-ja dhe zonja në fjalë, bashkë me të shoqin president, nuk kishin asnjë problem me incineratorin? Sepse ishin zyrtarët e partisë së tyre që e menaxhonin këtë punë dhe kishin atë sektor. Do me thënë, vetëm pasi prishen me njëri – tjetrin këta janë gati që të djegin gjithë Shqipërinë. Do të thotë që zonjës Kryemadhi, zotit Meta, Saliut, Lulit etj, iu shijonte kontrata që kishin më përpara”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se sot Tirana pastrohet shumë më lirë se sa në kohën kur në krye të Bashkisë ishte Lulzim Basha. “Këta e kanë menaxhuar Bashkinë e Tiranës në vitin 2015 dhe propozimi i tyre ishte për 37 euro toni, sot është 28, Durrësi e ka 29 se ka edhe pjesën e distancës. Sot Tirana paguan më pak se qytetet e tjera, por një gjë është e sigurt, Tirana sot paguan 1/3 e toni më pak, se koalicioni Meta – Berisha – Basha – Kryemadhi në Bashkinë e Tiranës. Të kujtoj që Basha ishte kryetar bashkie, kryeministër ishte Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kishin Tit Vasilin dhe Jorida Tabakun këtu nënkryetarë dhe kontrata e tyre dhe propozimi i tyre ishte 1/3 më shumë”, theksoi kreu i Bashkisë.

Krebashkiaku Veliaj u ndal dhe në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Duke e konsideruar atë shumë zhurmë për asgjë, Veliaj tha se opozita shqiptare është e frustruar, ndërsa solli rastin e Damir Fazlliç që në kohën e qeverisë Berisha e ulën në Këshillin e Sigurimit.

“Shumë zhurmë për asgjë, të bësh një stuhi në gotë pse takohen njerëz, jam i sigurt se diferenca e madhe është që në dallim nga Damir Fazlliç që qeveria e merrte dhe e ulte në Këshillin e Sigurimit, këta janë njerëz që mbarojnë vizitat e kortezisë dhe vazhdojnë në punën e tyre. Dhe kjo është arsyeja që opozita është kaq e frustruar sepse është një gjë nuk po ngjit. Njerëzit sot janë të shqetësuar në qoftë se do ketë një pako tjetër ndihme, siç ishte ajo e fundvitit për ndihmën ekonomike, për aftësinë e kufizuar, për pensionistët dhe për ata që kanë profesionet vështira, duke qenë se kriza, edhe pse është zbutur, nuk ka mbaruar. Këto janë çështje konkrete. Por të bëhet hall kombëtar kë takoi kryeministri, që jam i sigurt që në karrierën e tij ka takuar mijëra njerëz, edhe një fraksion prej tyre mund të ketë bërë gabimet e jetës së tyre pasi kanë dalë nga ajo zyrë, më duket diçka që nuk ngjit, diçka që nuk po prodhon politikë konkrete dhe diçka që nuk është në interes të njerëzve”, tha Veliaj./m.j

Next Post
“Mos më arrestoni…”/ Avokati i njohur: Qëkur Shkëlzeni u thirr në SPAK, Sali Berisha ka dalë nga shinat!

"Mos më arrestoni..."/ Avokati i njohur: Qëkur Shkëlzeni u thirr në SPAK, Sali Berisha ka dalë nga shinat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In