• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zyrtarët e dënuar jashtë u merren shenjat e gishtave, ja hapat e Prokurorisë

by A R
23/05/2016 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit të 140 deputetëve, ministrave të kabinetit “Rama” dhe 61 kryetarëve të bashkive në të gjithë vendin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë verifikimin e përmbajtjes së formularëve.

Ligji i dekriminalizimit ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që, për të gjithë zyrtarët që kanë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, të kërkohet informacion nga Zyra Gjyqësore për të mësuar nëse ndaj tyre ka pasur dënime të formës së prerë nga Gjykata dhe nëse janë deklaruar në formularë apo jo.

Po ashtu, verifikimi i dytë do të bëhet në zyrat e Gjendjes Civile për të mësuar gjeneralitetet që kanë deklaruar zyrtarët që janë subjekt i ligjit, janë të saktë apo janë ndryshuar dhe nuk janë deklaruar. Nga informacionet që do të merren nga këto institucione, KQZ do të bëjë kontrollin e formularëve, të cilët më pas, nëse rezultojnë se nuk përputhen me vetëdeklarimet, do të dërgohen për hetim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme.

TË DËNUARIT

Deputetët, kryebashkiakët, apo këshilltarët që kanë deklaruar se janë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata, apo që kanë deklaruar dënime jashtë vendit, do të verifikohen nga Prokuroria. Rasti i kryebashkiakut Roshi, i dëbuar nga Gjermania, apo i kryebashkiakut Artur Bushi i hetuar për trafikim lëndësh narkotike në Itali, do të verifikohen nga Prokuroria.

Për këto raste, ligji ka parashikuar që zyrtarët që kanë deklaruar se janë dënuar jashtë vendit do t’i nënshtrohen dhe verifikimit të shenjave të gishtërinjve. “Për kryerjen e verifikimeve, Prokuroria e Përgjithshme përdor çdo të dhënë apo dokumentacion në dispozicion të saj ose i kërkon ato pranë çdo organi apo entiteti tjetër shtetëror, brenda apo jashtë vendit.

Në çdo rast verifikimi, është e detyrueshme të përdoren gjurmët daktiloskopike dhe çdo e dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazat e të dhënave të identifikimit të shtetasve shqiptarë.

Kur nuk disponohen gjurmët daktiloskopike dhe/ose të dhënat e tjera biometrike të shtetasit, për të cilin kryhen verifikimet, organi verifikues i kërkon shtetasit që brenda 5 ditëve të depozitojë këto të dhëna, sipas procedurave të legjislacionit mbi identifikimin dhe pajisjen me dokumente identifikimi të shtetasve.

Në rast refuzimi për të depozituar gjurmët daktiloskopike, personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim”, thuhet në nenin 8 të akteve nënligjore të ligjit të dekriminalizimit.

Ligji ka parashikuar dhe rastet kur një zyrtar është i dyshuar se ka fshehur të dhënat, dhe për këtë mund të kërkohet hetim i thelluar nga Prokuroria, që mund të vihet në lëvizje nga deputetët, ministrat, apo drejtuesit e institucioneve, përfshirë këtu dhe firmat e 500 qytetarëve./Panorama/a.m.

Next Post

Gati nxjerrja e dy modeleve të reja nga Apple

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

August 31, 2026
EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

August 31, 2026
17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

August 31, 2026
Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

August 31, 2026
Transferohet në paraburgimin e Peqinit, ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku

Transferohet në paraburgimin e Peqinit, ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku

August 31, 2026
Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

Tragjedi në Pogradec! 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

August 31, 2026
Trupi i dekompozuar në Seman nuk identifikohet, ekspertiza në Tiranë do të krahasojë ADN-në me familjarët e personave të zhdukur

Trupi i dekompozuar në Seman nuk identifikohet, ekspertiza në Tiranë do të krahasojë ADN-në me familjarët e personave të zhdukur

August 31, 2026
VIDEO/ Zjarret në Shkopet, përkeqësohet situata. Flakët rrethojnë një fermë blegtorale

VIDEO/ Zjarret në Shkopet, përkeqësohet situata. Flakët rrethojnë një fermë blegtorale

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com