Gabriele Gravina , është zyrtarishti presidenti i ri i Federatës Italine të Futbollit, që u zgjodh që në votimin e parë nga ana e Kuvendit të Federatës Italine të Futbollit – që u zhvillua në Romë.
Gravinia ishte kandidati i vetëm për këtë post dhe arriti që të marrë 97.20% të votave.
Ai u shfaq mjaft i lumtur për ketë detyrë të re duke u shprehur se, tashmë është koha që të plotësohen nevojat që ka futbolli italian i cili sipas tij nuk ka më kohë që të presë, shkruan “Corrieredellosport”.
“Unë besoj në atë që kam shkruar, besoj në bashkëpunimin me të gjithë juve.
Jam i bindur se duhet të plotësojmë nevojat e futbollit italian, i cili nuk mund të presë më”, janë fjalët e para të presidentit të ri të FIGC Gabriele Gravina , pas zgjedhjes në këtë post mjaft të rëndësishëm.
a.ç










