• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarë të Bashkimit Europian përndjekin shqiptarët

by Bajram Peçi
02/02/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Është pikërisht kjo përshtypja që lë zëdhënësi i shtypit i Bashkimit Europian, Peter Stano, kur ka bërë të njohur se vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është e gabuar dhe bie në kundërshti me qendrimin e Bashkimit Europian. Është zëdhënësi i asaj Europe e cila, duke e shndërruar Republikën e Kosovës në geto, duke mos i dhënë liberalizimin e vizave, duke e trajtuar si protektorat, ndonëse pesë shtete prej saj nuk pranojnë ta njohin, i japin në një farë mënyre të besojnë se “ka qenë më mirë në Jugosllavi”, nën shtypjen serbe. Në atë regjim shqiptarët e Kosovës mund të lëviznin lirshëm, e drejtë që ju mohua pas shpalljes së pavarësisë.

Me siguri, ndoshta i orientuar nga ndonjë prej shefave të tij, e ka bërë përgjegjëse Kosovën për vendimin sa sipër, fill pas vendosjes së marrëdhënjeve dipllomatike mes dy shteteve, Israel-Kosovë, pa shfaqur asnjë ndjesi pozitive mbi këtë arritje të rëndësishme dipllomatike mes palësh. Mirëpo, një veprim i tillë dihej se ishte vendosur muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë dhe BE ka patur kohë të mjaftë të bënte lëvizjet e duhura, çka si bëri!? Do ishte e tepërt vallë dhe pa vend shprehja se sillen me dredhi, si skutha e hileqarë me Kosovën? Pasi njërzit rreshtën së besuari, pas lutjesh e lutjesh për të liberalizuar vizat, sapo Kosova bën një akt, që për të ka vlera të pakrahasueshme për të ardhmen e saj në liri e pavarësi, tani i thonë indirekt (në mos gabofsha) se “jeni më mirë në izolim”.
Është fare e lehtë të kapësh e arsyetosh këtë sjellje të disa zyrtarëve. Së pari, lidhja e marrëdhënjeve dipllomatike dhe vendosja e selive ishte bëre publike, dihej! Së dyti, si para dhe pas zgjedhjeve në SHBA, Bashkimi Europian nuk e kish bërë publike qendrimin e saj, kur kushtet dhe mundësitë i kishte të pakufizuara, nëse dëshironte të mirën morale dhe fizike të Kosovës e qytetarëve të saj. Por nuk e bëri!

Para këtij zëdhënësi, një ambasadore, një eurodeputet i quajtur Gahler, një zyrtar i BE, që ndjek problemet e integrimit të Ballkanit Perëndimor, e nuk di kush tjetër, i janë turrur kohë pas kohe këtë muajin e fundit kryeministrit të Shqipërisë, i cili u prononcua publikisht rreth politikave të gabuara të BE-së, që ndoqi me shpërndarjen e vaksinave Covid-19. Këta flisnin dhe bënin të habiturin: se si guxon një kryeministës i një vendi pa peshë, pa ndikim, pa ekonomi të fortë, për më tepër të varfër, të kritikojë?! Mirëpo virtyti vlen më shumë se pasja, dhe këtë e merr vesh, kur vetë Merkel dhe Makron ua menderosin këtyre aparaçikëve (të ndikuar politikisht nga faktorë edhe shqiptarë) kritizerë, duke pranuar se janë bërë gabime, kur është harruar të ndihmohen me vaksina vëndet e Ballkanit Perëndimor.

Këta kritikët, përmes gjërave që thanë e shprehën, nuk është se sollën ndonjë të mirë për Kosovën dhe Shqipërinë. Përkundrazi, vetëm sjellin pasoja negative për zhvillimet tona! Më e keqja është se u ngatërruan dhe vetë në çështje e mosmarrëveshje, që lulëzojnë prej shekujsh.

Pak a shumë dihet pse Europa i qëndron besnikërisht dogmës së mbajtjes së ambasadave në Tel Aviv. Jeruzalemi, qyteti që ka pjellë konflikte të përgjakshme, vëndbanim dhe kryeqytet si për hebrejtë ashtu dhe për palestinezët, po të pranohej si kryeqytet vetëm i Israelit, Europa do ballafaqohej egërsisht me probleme të mprehta ekonomike e financiare. Vendet arabe dhe ato islamike, zotërueset e shumicës së rezervave të hidrokarburebve në botë, nuk do rrinin duarkryq, do vepronin.

Po Kosova, duke e ditur se mund të ketë një rënje të nivelit të bashkëpunimit me Turqinë dhe ndonjë shtet islamik, çfarë humbet tjetër? Po, në fund të fundit, çfarë i detyrohet Kosova Palestinës, autoritetit që i ka patur dhe i ka marrëdhënjet me Serbinë “grurë”?! I ka Kosova ndnjë borxh palestinës? A ka shembull më të mirë se sa t’u përmendesh atyre (përpos të tjerave) ftesën që i bënë Millosheviçit për t’i kaluar krishtlindjet e vitit 1999 në vëndet e shenjta që banoheshin nga palestinezët? Çfarë përshtypje e shije të keqe që lë kjo sjellje, o Zot! E bënë këtë në vitin e kohrat më të errta që kalonte kombi shqiptar i Kosovës. Dhe kush i përligjte, (përmes ftesës) vrasjet e genocidin? Një popull tjetër i vuajtur, por me një elitë administratorësh, miq të Millosheviçit!?

Me durim të sosur, me drejtuesit e luftës për çlirim nën akuzë dhe të burgosur, të mohuar për të lëvizur në Europë, me mëndje të kthjellët për të parë se si Europa përkëdhel pa droje, gjithnjë e më shpesh Serbinë; me vështrim mosbesues te paragrafët që shtohen pakuptueshëm për pranimin e Shqipërisë në Europë, mbase kjo lëvizje e qeverisë Hoti për lidhjen e marrëdhënjeve me Israelin dhe vendosjen e ambasadës në Jerusalem duhen parë si një gjetje me mend. Frytet e saj do vilen më vonë. Koha, përparimi i arsyes, forcimi i qeverisjes janë ato që do nxjerrin në pah vlerat e kësaj marrëdhenjeje.

Next Post
GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro, 17 të dënuarve të Dosjes 339

GJKKO iu konfiskon pasuri në vlerë 5 mln euro, 17 të dënuarve të Dosjes 339

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Aksident tragjik në Greqi! Makina përplaset me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

August 7, 2026
Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

Vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit në Panahor, ndërhyrje nga ajri

August 7, 2026
Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

Tre shqiptarë shuhen në aksident, po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë

August 7, 2026
Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

August 7, 2026
Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

Hapet një segment i ri i Korridorit VIII / Karakaçi: Përmirësohet qarkullimi dhe siguria rrugore

August 7, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

DETAJE / Sherri mes komshinjve për drutë, i moshuari në Roskovec humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt

August 7, 2026
Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

Vijojnë punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Investim modern për juglindjen

August 7, 2026
Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë për rrezikun e të miturve në platformat e saj

August 7, 2026
Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Mot me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

August 7, 2026
Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Hiqet gjuha shqipe nga tabela në kufi, Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com