Burime të Indeksonline brenda Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur se kryeministri i Shqipërisë do të qëndrojë për një vizitë të shkurtër në Prishtinë, ku do të takohet me liderët më të lartë të shtetit.
Të njëjtat burime brenda Qeverisë së Kosovës bëjnë të ditur se Rama do të qëndroj vetëm për drekë ne Kosovë.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës nuk ka dalë me ndonjë njoftim tjetër për arsyen e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë, gjatë ditës së sotme.
………………
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën.
Ai do të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës në ora 11:00.
Kështu thonë burime të KosovPress-it. Megjithatë ende nuk dihet agjenda e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, meqë institucionet kosovare nuk kanë njoftuar për ndonjë takim eventual.