• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZYRTARE/ Qeveria greke publikon hartat e zonave ku do të kryhen kërkime për hidrokarbure

by Java News
23/08/2017 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria greke ka publikuar në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare hartat dhe koordinatat gjeografike të zonave ku do të kryhen kërkime për hidrokarbure. Në vendimin e nënshkruar nga Ministri i Energjisë, Jorgos Stathakis, janë bashkangjitur hartat e zonave detare në ishullin e Kretës, si dhe në afërsi të ishullit të Korfuzit.

Zona që përfshin detin Jon gjendet në hapësirën midis pjesës veriore të ishullit të Cefalonias dhe pjesës perëndimore të ishullit të Korfuzit. Më herët këtë muaj, qeveria greke shpalli tenderin përkatës. Deri tani, janë dy subjektet që kanë shprehur interesimin e tyre. Konsorciumi Total-ExxonMobil dhe kompania vendase Hellenic Petrol, për zonën e Kretës dhe Energean Oil and Gas, për detin Jon.

Dy vitet e fundit Athina ka intensifikuar përpjekjet për vënien në eficencë të zonave detare ku mendohet se ka rezerva mjaft të pasura nafte dhe gazi. Ndërkaq, ende nuk është operuar me zonën numër 1, që ndodhet në veriperëndim të ishullit Korfuzit, për shkak të problemeve që kanë rezultuar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe që vazhdon të mbetet një pikë mjaft e nxehtë fërkimi në raportet Athinë-Tiranë. /Oranews

Next Post
Kolumbia sekuestron 1.7 ton kokainë në brigjet e Paqësorit, prangos 8 persona

Kolumbia sekuestron 1.7 ton kokainë në brigjet e Paqësorit, prangos 8 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com