• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zyrtare/ Punonjësi i burgut “313” pozitiv me koronavirus, s’ka rrezik për të burgosurit

by Java News
16/04/2020 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Infektohet me koronavirus një punonjës i burgut të sigurisë së lartë “313” në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon publikun se më datë 14 prill një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.

Më herët, ai i është nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve që kontrollon të gjithë punonjësit e burgjeve në kuadër të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, ku nuk ka shfaqur asnjë shenjë.

Vetëm pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog dhe pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv sipas protokolleve shëndetësore, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Në mënyrë të menjëhershme, ekipi shëndetësor nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me mjekë epidemiologë ndërmorën menjëhere masat për të kryer hetimin e duhur epidemiologjik.

Nga zhvillimi i hetimit epidemioligjik, informacionet nga dosja mjekësore, shqyrtimit të kamerave të sigurisë si dhe intervistimeve përkatëse me punonjësit, janë grumbulluar të dhënat e sakta ku rezulton se:

Punonjësi nuk ka pasur kontakte të afërta me persona të tjerë si dhe gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ditor ka qenë i pajisur me maska, doreza si dhe ka ruajtur distancimin social duke respektuar të gjitha udhëzimet e DPB në kuadër të masave të ndërmarra kohë më parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe ndërprerjen në kohë të çdo rreziku që mund të vijë.

Drejtoria e Burgjeve shton, punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmon se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit.

Pas përfundimeve të nxjerra nga grupi i specialistëve të shëndetësisë në DPB, të shqyrtuara me kujdes edhe nga mjekë epidemiologë, më datë 15.04.2020 janë marrë masat për mbajtjen nën kontroll, vetëkarantimim dhe kryerje të analizave për disa punonjes të këtij institucioni.

Këta të fundit, pasi kanë kryer analizat përkatëse kanë rezultuar të gjithë me përgjigje negativ dhe do t’i rikthehen punës shumë shpejt.

Ndërkohë, DPB shton se vazhdon të përforcojë edhe më shumë shkallën e dezinfektimit për të gjitha ambientet e administratës, ambientet në regjimin e jashtëm dhe të brendshëm.

Gjithashtu, në zbatim të urdhrave të lëshuara nga Ministri i Drejtësisë, në të gjitha IEVP-të janë zbatuar me rigorozitet të gjitha masat e vendosura, ku janë dezinfektuar rregullisht ambientet, janë furnizuar plotësisht me ilaçe, janë pajisur të gjithë punonjësit me maska dhe doreza si dhe janë zhvilluar trajnime apo porosi të veçanta për çdo punonjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i uron shërim sa më të shpejtë punonjësit të infektuar dhe familjarëve të tij duke shpresuar që masat e ndërmarra do të ndërpresin çdo zinxhir infektiv.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përgënjeshtrohet lajmin i publikuar në disa media ku thuhet se tendencialisht spekulohej se kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 edhe dy punonjës në IEVP “Shkodër”.

“Në mënyrë të qëllimtë për ngjalljen e panikut në publik, disa media elektronike në mënyrë të përsëritur kanë fabrikuar histori për punonjës të infektuar. Sqarojmë se deri më tani, punonjësit tanë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë asnjë shenjë të Covid-19. Pak ditë më parë, ka pasur vetëm një dyshim për një punonjës, ku pas kryerjes së tamponit përkatës ai rezultoi negativ dhe vijon punën normalisht”, deklarohet më tej.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i bën thirrje të gjitha medieve dhe lutet për më shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në përcjelljen e informacioneve kaq delikate për shëndetin e stafit dhe të burgosurve, pasi publikimi i informacioneve të tjetërsuara dhe të rreme për institucione të sigurisë së lartë, shkakton dëmtime të rënda emocionale.

g.kosovari

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Prill 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Presidentin Costa

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Presidentin Costa

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In