• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtare, për këtë vit programi i gjuhës ruse në Universitetin e Tiranës nuk hapet

by Java News
09/10/2019 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjithë universitetet e vendit vazhdon raundi i dytë i regjistrimit të maturantëve.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë po përballet me një fenomen të tillë.

“Për fat te keq programi i gjuhës ruse për këtë vit nuk do tëe hapet këtë vit akademik. Nga 30 kuota të planifikuara, nuk ka asnjë të regjistruar.

Nëse vazhdon me këtë trend edhe vitin tjetër, gjuha ruse rrezikon mbylljen ose pezullimin. Vendimin final e thotë Ministria e Arsimit”, shprehet për Top Channel, Albana Shijaku, zv. dekane te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Gjërat nuk duken shpresëdhënëse edhe për dy degë të tjera.

“Gjuha turke ka vetëm 7 të regjistruar nga 60 kuota dhe ajo greke 4 të regjistruar nga 30 kuota. Këto dy degë do të duhet të marrin një vendim, nëse do të hapen ose jo. Rrezikohet shumë dega e gjuhës greke, nëse nuk do të ketë më regjistrime”, sqaron Shijaku.

Procesi ecën mirë për dy nga gjuhët më të kërkuara.

“Po plotësohen kuotat në departamentin e gjuhës angleze dhe atë gjermane. Nuk kemi të njëjtat ritme të regjistrimit për dy gjuhë të rëndësishëm evropiane si frëngjishtja dhe italishtja”, shton Albana Shijaku, Zv. Dekane.

Zv. dekania e pranon se ky është viti i parë që ky fakultet ka një numër të reduktuar të studentëve të regjistruar.

“Ky fenomen ndikohet drejtpërdrejt nga rritja e mesatares në 7.5, duke na klasifikuar si fakultet mësuesie. Por për të qenë të drejte, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në programin tre vjeçar Bachelor, nuk diplomon studentë për mësuesi.

Kjo ndodh, pasi kanë mbaruar masterin. Mendoj që studentët nuk kanë mundësi të regjistrohen tek ne, sepse nuk arrijnë dot mesataren prej 7.5”, tregon Albana Shijaku.

Zv. dekania nuk e sheh te zymte te ardhmen. Në fund të fundit një gjuhë e huaj është një armë më shumë.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë, veçanërisht për studentët që studiojnë përkthim është një dritë jeshile, pasi kërkesa për përkthyes nga gjuha shqipe në 5 gjuhët kryesore europiane do të jetë e madhe.

E gjithë baza ligjore shqiptare do të përkthehet në gjuhët europiane, po kështu, negociatat do të kërkojnë shkëmbimin e specialistëve. Kjo do të thotë, që shumë shpejt tregu do të kërkojë përkthyes jo në një e dy gjuhë, por në më shumë gjuhë”, përfundon Shijaku. /l.m

Next Post
Burrat shqiptarë rrahin gra e vajza, për 2018-tën 12 raste në ditë nga dhuna në familje

Sot është më urdhër mbrojtje, por 21-vjeçarja për 20 muaj u dhunua sistematikisht nga burri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In